Home Aktualitet Regjistrimi i popullisë: Parlamenti miraton ne heshtje ligjin anti-shqiptar

Regjistrimi i popullisë: Parlamenti miraton ne heshtje ligjin anti-shqiptar

607
0

71 deputetët të mazhorancës votojnë projektvendimin, opozita vazhdon bojkotin Kuvendi i hap rrugë regjistrimit me bazë etnie dhe feje

Mazhoranca qeverisëse me 71 vota ka miratuar dje projektvendimin për të shqyrtuar me procedure të përshpejtuar ndryshimet e propozuara për regjistrimin e popullsisë. Projekt-vendimi është kaluar me vetëm një votë kundër, të deputetit Dashamir Tahiri, ndërsa deputetët e opozitës dhe Ilir Meta nuk kanë qenë të pranishëm. Nisma ligjore e qeverisë do të shqyrtohet nga komisionet përgjegjëse dhe do të kalojë për votim në seancën plenare të javës së ardhshme. Drafti vjen në parlament në një kohë kur në tetor do të nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave. Një nga ndryshimet e propozuara është rritja e gjobitja në vlerën e 100 mijë lekëve për të gjithë ata që gjatë procesit të regjistrimit nuk do të japin informacion të saktë. Drafti saktëson se të dhënat e regjistrimit do të përdoren për qëllime statistikore.
Miratimi
Projekt-vendimi i miratuar me votat e deputetëve të mazhorancës pritet të nisë sot në komisionet parlamentare dhe më pas drafti do të rikthehet në seancën e ardhshme plenare për tu miratuar nen për nen e në tërësi. Pas përfundimit të seancës parlamentar, ministri i Inovacionit, Genc Pollo, nismëtar për të kaluar projektvendimin me procedurë të përshpejtuar në parlament, shpjegoi se nuk bëhet fjalë për projektvendimin për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare i cili mendohet të shkojë në parlament në vjeshtë. Sipas tij bëhet fjalë për një pr /ligj i cili parashikon regjistrimin e të dhënave për efekte statistikore e do të kryhen nga Instituti i Statistikave. Sipas Pollos “këto të dhëna nuk përfshihen as në listën e zgjedhësve dhe as në zyrën e Gjendjes Civile, por do të krijohet një databeiz me të dhënat e qytetarëve e banesave, për efekte statistikore”.
Opozita bojkoton dhe hesht
Miratimi i djeshëm nuk ka si përgjegjëse vetëm mazhorancën e cila në fakt do të marrë dhe koston politike përballë elektoratin, por dhe opozitën e cila nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për një nga çështjet më të ndjeshme që janë në vend. Opozitarët kanë bojkotuar seancën ashtu si dhe seancat e mëparshme, por as nga selia e tyre nuk kanë bërë asnjë deklaratë çka bën që përgjegjësia bie mbi të dy palët. Ky ligj i cili pritet të miratohet javën e ardhshme është një kërkesë që është bërë me ngulm nga Greqia e cila ka interes të drejtpërdrejt për shkak dhe të minoritetit që ka në Shqipëri.

71 vota
Mazhoranca ka siguruar 71 vota për të miratuar projektvendimin e regjistrimit të popullsisë. Deputetët e PDIU nuk ia kanë dhënë votat mazhorancës, ndërsa LSI me përjashtim të Ilir metës ka votuar pro. Kreu i LSI nuk ka qenë i pranishëm në seancë duke mos dhënë ndonjë arsye të qartë për mungesën.

Bojkoti
Miratimi i djeshëm nuk ka si përgjegjëse vetëm mazhorancën e cila në fakt do të marrë dhe koston politike përballë elektoratin, por dhe opozitën e cila nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për një nga çështjet më të ndjeshme që janë në vend. Opozitarët kanë bojkotuar seancën ashtu si dhe seancat e mëparshme, por as nga selia e tyre nuk kanë bërë asnjë deklaratë çka bën që përgjegjësia bie mbi të dy palët.

Regjistrimi
Thelbi i projektit për regjistrimin nuk është thjesht procesi, por fakti që te të dhënat do të shënohet dhe etnia dhe feja sipas dëshirës. Mirëpo, kjo nuk do të bëhet e shoqëruar me dokumente por me vullnet të lirë nga ana e qytetarëve. Sipas qeverisë kush gënjen do të gjobitet me 100 mijë lekë të reja.

Rreziqet dhe paradokset që vijnë nga regjistrimi në këtë formë
Regjistrimi i popullsisë është proces i cili nuk mund të shmanget dhe për këtë gjithkush që merr në vendim të tillë vepron në mënyrë normale. Problemi që haset në rastin shqiptarë është disi i veçantë në krahasim me vendet e tjera. Po të shihet me kujdes vendet fqinj kryesisht Greqia nuk janë kundër regjistrimit me bazë etnie dhe feje, madje përkundrazi janë nxitëse të këtij procesi. Në vendin tonë ka disa minoritar grek të cilët nëse do të bëhet regjistrimi në bazë etnie do të dilnin shumë më tepër. Problemet ekonomike, dhe lidhja e një pensioni mujor për disa qytetarë shqiptarë do të bënin që këta pa ndonjë problem të madh ta quajnë veten shtetas me etni greke, dhe dalja e një numri të madh etnikisht grek do të bënte që Greqia të ndryshonte politikën ndaj vendit tonë. Qeveria shqiptare është e detyruar që këtë proces ta shoqëroj me dokumentacion përkatës nëse kërkon që integriteti i procesit të mbetet deri në fund. .

Pollo: Do gjobisim këdo që mashtron për të dhënat
1 milion lekë të vjetra është gjoba për të gjithë personat që refuzojnë të japin informacion ose mashtrojnë gjatë regjistrimit të popullsisë. Ndonëse ka ndryshuar emërtim, duke u quajtur census dhe jo regjistrim, në këtë proces që do të fillojë në 1 tetor, nuk ndryshon pyetësori. Pra, qëndron në fuqi deklarimi i fesë dhe etnisë. Ligji i 2000 –it, vit kur daton dhe regjistrimi i fundit i popullsisë, është amenduar dhe kuvendi vendosi ta shqyrtojë dhe miratojë atë me procedurë të përshpejtuar. Miratim të cilit do t’i mungojnë 2 votat e deputetëve çamë. “Për ata që shkelin rregullat e censusit, për ata që nuk zbatojnë dispozitat e ligjit dhe për ata që bëjnë deklarime të rreme ka gjoba, pra, ka masa ndëshkimore deri në 1 milionë lekë të vjetra”-tha Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo. “Ka të bëjë me shkëputjen e censusit nga regjistri kombëtar i gjendjes civile dhe nga listat e zgjedhësve. Sepse në asnjë vend modern që ka një gjendje civile normale nuk mund të lidhësh një gjë me një gjë tjetër, kur këto të dyja s’kanë fare të bëjnë me njëra-tjetrën. Ne po bëjmë një korrigjim të domosdoshëm ligjor që na ka mbetur nga 11 vjet më parë”-theksoi Pollo. Megjithatë në vjeshtë, kohë kur nis dhe regjistrimi, pritet të hartohet një ligj i ri për censusin i cili do të shfuqizojë totalisht atë të 2000-it. Ky regjistrim i cili hasi në kundërshti të forta për shkak të pyetësorit të tij, ishte parashikuar të fillonte në prill, por zgjedhjet vendore bënë që ai të shtyhej për disa muaj.

Aleanca Kuqezi dhe PDIU kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë

PDIU: Regjistrimi me vetëdeklarim, antishqiptarizmi është ulur në Kuvend

Partia e parë që reagoi pas vendimit të Kuvendit për të miratuar projektvendimin për regjistrimin e popullsisë ishte PDIU që përfaqëson komunitetin çam. Deputeti i kësaj partie Dashamir Tahiri deklaroi se do të ishte tradhti kombëtare nëse do të lejohej miratimi i këtij ligji. Ai ripohoi qëndrimin e kahershëm të PDIU-së për të mos e votuar një ligj për regjistrimin ku kombësia dhe feja do të përcaktohen me vetëdeklarim.
Qëndrimi i PDIU
Deputeti Tahiri tha se e kundërshton projektligjin që lejon qytetarët të regjistrohen me vetëdeklarim. “Ne do të votojmë ligjin për regjistrimin e popullsisë, por vetëm me një kusht që nuk do të ketë në formular pyetje me vetëdeklarim të pabazuar në fakte dhe në prova për kombësinë dhe fenë. Nëse një ligj që përmban pyetje të tilla do të votohet do të jetë antishqiptarizma më e madhe që do të bëj ky parlament” – tha deputeti Tahiri.
Kundërshtia
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka qenë forca e parë politike që ka kundërshtuar me forcë një regjistrim me pyetje me vetëdeklarim për kombësinë dhe fenë. Regjistrimi i popullsisë është një procedurë që çdo shtet e ndjek dhe kryhet në mbarë botën çdo vit të dytë të dekadës. Pyetjet mbi përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhësore nuk përfshihen në pyetësorët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, përfshi shtete që kanë minoritete apo grupime të mëdha etnike dhe gjuhësore, si Greqia, Spanja, Franca, Italia, Gjermania, Belgjika, Zvicra, etj. Në BE, nga 27 vende anëtare, vetëm përafërsisht 10 kryejnë regjistrimin mbi këto baza, të gjitha shtete multietnike dhe lindore.

Aleanca “Kuq e zi” ndërmerr nismën e re: “Një komb një pasaportë”
Aleanca Kuqezi merr një tjetër iniciativë nën moton “Një komb një pasaportë”. Nëpërmjet kësaj nisme Aleanca Kuqezi i kërkon parlamentit ndryshimin e “menjëhershëm” të Kushtetutës së vitit 1998 në dispozitat për dhënien e shtetësisë shqiptare dhe “kërkon me forcë” dhënien e pasaportave shqiptare çdo qytetari me origjine dhe kombësi shqiptare kudo që jeton si : Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi Greqi, Serbi apo ne diasporë.
“Është detyrim i shtetit ame te pajise me pasaporta shqiptare, çdo qytetar që jeton brenda dhe jashtë kufijve, të cilët kanë kombësinë shqiptare, ashtu siç veprojnë grekët me homogjenët, serbët me shqiptarët e Kosovës, Bullgaria me maqedonasit, vende të cilat janë dhe anëtare të Bashkimit Europian.”- thuhet në njoftimin për shtyp të AK. Nisma u prezantua sot paradite para parlamentit, ku mbështetës të Aleancës Kuqezi ishin mbledhur për të protestuar kundër miratimit me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare.
“Është e turpshme që një shqiptar i Kosovës pajiset me pasaporte serbe brenda tre ditësh, ndërsa nuk i mundësohet marrja e pasaportës shqiptare”- nënvizohet në njoftimin për shtyp. Hapat që do të ndërmerren për të mundësuar pajisjen me pasaporte shqiptare të çdo bashkëkombasi janë: 1. Nënshkrimi i një peticioni në çdo trevë shqiptare. 2 Kërkesën për ndryshime kushtetuese, dhe regjimi te ri juridik për marrjen dhe lënien e shtetësisë shqiptare 3. Respektimin e standardeve te Brukselit për pasaportat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke mos u dhënë të drejtën e votës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here