Home Politike Video, Meta dorëzon sot kërkesën në Gjykatën e Lartë

Video, Meta dorëzon sot kërkesën në Gjykatën e Lartë

666
0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta pritet të dorëzojë sot në Gjykatën e Lartë kërkesën për mos pushimin e çështjes së “video-përgjimit” por hetimet të zhvillohen në mënyrë të plotë.
Kërkesa pritet të dorëzohet sot në orën 10:00 nga dy avokatët e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa theksohet se Meta heq dorë nga kërkesa për pavlefshmërinë e veprimeve hetimore.
Sipas avokatëve të tij tërheqja e pjesshme e zotit Meta vjen për arsye se ai nuk do që kjo çështje të zgjidhet thjesht proceduarialisht ndërsa shtojnë se mbështesin kërkesat e tjera që lidhen me: Aktet e ekspertimit, dëshmitë e marra në kundërshtim me ligjin dhe provat materiale të marra në të njëjtën formë.
Ndërkohë çështja në ngarkim të kreut të LSI-së Ilir Meta nisi pas publikimit të një videoje përgjimi, ku numri dy i qeverisë në atë kohë, Ilir Meta shfaqej duke biseduar me ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për favore në dhënien e licencave koncesionare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here