Home ShowBiz Hamdi Salihi shfaq simpati per Marinen

Hamdi Salihi shfaq simpati per Marinen

917
0

salihi-marinaSulmuesi më i paguar i momentit, Hamdi Salihi, ka festuar më 19 janar 30-vjetorin e tij të lindjes. Si një nga futbollistët shkodranë më të përfolur për ofertat e shumta, fansat duan të dinë më shumë për jetën e tij private. Por, Salihi edhe për shkak të karrierës që ka bërë jashtë Shqipërisë, nuk i ka ekspozuar femrat e jetës së tij, duke e mbajtur të fshehtë jetën e tij intime.

Pak ditë më parë, ai ka qenë i ftuar në programin “Procesi sportiv” në “Top Channel”, ku ka pozuar me prezantuesen Marina Vjollca. Foton e të dyve bashkë ai e ka vendosur më pas në profilin e tij në Facebook, e cila më pas është komentuar nga miqtë si një afeksion i tij i shfaqur kundrejt Marinës. Miqtë i kanë imagjinuar dhe si çift, ndërsa shprehen se do dëshironin t’i shihnin si të tillë. Salihi është futbollisti i dytë shqiptar që shfaq interes hapur për Marinën, pas Gjergj Muzakës para disa vitesh, në atë kohë mesfushor i Tiranës.

Marina e sqaroi mediatikisht se njohja me Muzakën ishte thjesht në studion televizive të “Top Channel”, ku ai i kishte dërguar edhe një tufë lule me dedikim, ndërsa i shprehte simpatinë e tij. Le të shohim se si do të përkufizohet nga ajo miqësia në këtë rast me Salihin, pseudonimi i të cilit është “The Bomber” (Bomberi), që i është vënë nga ish–trajneri i Kombëtares shqiptare, Otto Baric. Gjithashtu ai e ka krahasuar me legjendën gjermane Gerd Müller Salihin. Ai njihet si një lojtar golashënues në Shqipëri dhe Austri, pasi në këto dy vende e ka ndërtuar kryesisht karrierën e tij. Salihi ka qenë dhe është pjesëtar i Kombëtares shqiptare që nga viti 2005 dhe njihet si golashënuesi i tretë mës i mirë i kombëtares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here