Home Politike Topalli: Rama po shkel kushtetuten, duhet ndaluar

Topalli: Rama po shkel kushtetuten, duhet ndaluar

135
0

topalli-jozefinaIsh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzon kreun e qeverise per permbysje marreveshjes, mohin, shkaterrim dhe shkelje te kushtetutes.

Ne nje postim mengjesin e sotem ne profilin e saj ne Facebook, pak ore para nisjes se seances plenare, Topalli e akuzon Ramen per shkelmim te konsensusit ne Kuvend dhe hedhje ne ere te dialogut politik.

Duke sjelle ne kujtese vendimet e marra ne mbledhjet e qeverise, Topalli shkruan se Rama refuzon kushtetuten dhe ligjet e vendit, godet ‘armiqte’ politike dhe mbron ndertimet pa leje te miqve te vet.

Postimi i plote i Topallit
Permbys marreveshtje, mohon,refuzon, cben, shkrin, shfuqizon, shkarkon, bllokon, zhyt ,shkaterron……
Te dashur miq !
Sot Edvini shqelmon konsensusin ne parlament , shkel kushtetuten dhe hedh ne ere dialogun politik! Ai tradheton marreveshtjen sic di te beje vetem ai! Por ai mohon edhe vete voten e tij te 3 muajve me pare! Ai refuzon ligjet , refuzon marrweveshtjet, refuzon kushtetuten , refuzon rregullat e shtetin!
Ne tri mbledhje te qeverise ai vetem ka shkelur kushtetuten. Ai din vetem te shfuqizoje, te cbeje , te shkrije, te heqe , te shkarkoje, te refuzoje e te shkaterroje! Ai ka vendosur te shkrije Garden ! Ka shkrire policine ndertimore ! Ka shkarkuar gjithe trupen drejtuese te policise se shtetit ! Ka shkarkuar garden e parlamentit! Ka hedhur ne ere gjithe financimet ,investimet dhe trajnimet qe jane bere per policine por edhe per ligjin per policine ! Ka denuar dhe dekurajuar gjithe ato police e komisare qe kane kane cuar para ligjit e drejtesise banda e grupe te panumerta kriminale, duke rrezikuar jeten e tyre!
Administrata eshte ne panik ! Puna , eksperiencat e financimet per rritjen e performances se saj do hidhen ne kosh!
Ai bllokon jashte cdo kompetence e ligji ndertimet e “armiqve” , packa se ligji nuk i jep as te drejte e as kompetence ministrise se brendshme per kete!!
Ai ka cbere e cfuqizuar koncesione, per demin ndaj te cileve do paguajne qytetaret shqiptare!!
Edvini do rrise borxhin nga 63 ne 68 % vetem per tremujorin e fundit te vitit , te barabarte me rritjen e borxhit ne tete vite te qeverise se meparshme , ne kulmin e krizes ! Per kete do paguajne qytetaret shqiptare!
Edvini nuk ben tendera , nuk ben prokurime , nuk ben transparence por emeron fituesa ! Shpenzimet per zyra e ministrite po rriten ne menyre progresive! Te ardhurat e buxhetit ne keto tre jave jane ne renie te lire ! Sa per premtimet …..shendetesi falas , legalizime falas , taksa zero, 300 000 vende te reja pune, keto ishin vetem rrena falas ! Ai duhet ndaluar!

Previous articleNuk eshte Halloween. Rita Ora shfaqet me nje make-up dramatik pas reklames se Rimmel
Next articleArtan Didi, kreu i Policise se Shtetit, biografia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here