Home Aktualitet Artan Didi, kreu i Policise se Shtetit, biografia

Artan Didi, kreu i Policise se Shtetit, biografia

1384
0

artan didiArtan Didi, kreu i ri i Policisë së Shtetit ka një karrierë të gjatë në radhët e forcave të rendit, ku ndër më të spikaturat mbahet mend si komandant i RENEA-s, ku mori pjesë në disa aksione të rrezikshmërisë së lartë.

Artan Didi, i lindur në Tepelenë në vitin 1963 (50 vjeç), u emërua mbrëmë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nga Këshilli i Ministrave, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Hysni Burgajn, ndërsa sot bëri betimin e tij dhe mori në dorë flamurin e Policisë së Shtetit.

Artan Didi ka një karrierë të pasur në radhët e Policisë, e nisur që në vitin 1997. Kreu i ri i Policisë ka mbajtur disa funksione drejtuese në radhët e Policisë, si drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000.

Ai më pas drejtoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për disa muaj, ndërsa u emërua drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Këtë detyrë Artan Didi e mbajti deri në vitin 2005, kur doli në lirim për shkak të reformës.

Pas daljes në reformë, Didi nisi një aktivitet privat, derisa bashkë me familjen e tij fitoi lotarinë amerikane, u pajis me Green Card dhe udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetoi deri disa javë më parë.

I pajisur edhe me pasaportë amerikane, Didi kohët e fundit jetonte mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Në karrierën e tij në Polici ai mbahet mend si komandant i RENEA-s, ku mori pjesë në disa aksione të rrezikshmërisë së lartë.

Po në këtë detyrë Didi i shpëtoi një atentati më 24 tetor të vitit 1998, gjatë një aksioni për kapjen e një shtetasi arabo-egjiptian, që kërkohej për 25 krime dhe terrorizëm.

Artan Didi mbeti i plagosur gjatë aksionit që u zhvillua pranë “Oxhakut” në Tiranë, kur një skuadër e RENEA-s shkoi për të arrestuar shtetasin arab që hapi zjarr ndaj Policisë, por më pas mbeti i vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here