Home Aktualitet Miss Universe Kosova dhe Shqipëria terhiqen nga gara

Miss Universe Kosova dhe Shqipëria terhiqen nga gara

1087
0
Fioralba Dizdari
Fioralba Dizdari

Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala nuk do të marrin pjesë në konkursin Miss Universe 2013, që zhvillohet këtë vit në Moskë.
Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurojë në finalen e më të bukurave të Universit, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosovën.
Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, qe eshte edhe fotograf zyrtar i ketij evenimenti, pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe të Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari.

Emrat e dy vajzave shqiptare nuk gjenden as ne sajtin zyrtar te Miss Universe.

Mirjeta Shala
Mirjeta Shala

Duhet thënë se perfaqesuesja e Kosoves, Mirjeta Shala eshte nje nder me te preferuarat ne disa prej forumeve online.
Një vit më parë, edicioni i 61-të i Miss Universe u mbajt më 19 dhjetor, në Planet Hollywood Resort and Casino në Las Vegas dhe Shqipërinë e ka përfaqësuar Adrola Dushi, ndërsa Kosovën, Diana Avdiu, e cila arriti të shkonte deri në 16 më të mirat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here