Home Politike Rama leshon 20 leje legalizimi, nder ta edhe xhaxhai i Azem Hajdarit

Rama leshon 20 leje legalizimi, nder ta edhe xhaxhai i Azem Hajdarit

638
0

rama-hajdariXhaxhai i Azem Hajdarit, Magjum Hajdari, është në grupin e 20 personave të cilët dje në takimin me  kryeministrin Edi Rama, në Paskuqan, morën lejet e legalizimit të ndërtimeve informale në këtë zonë. 

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se të gjitha legalizimet e shtëpive do të bëhen falas, pa pagesë, por vetëm për personat që kanë dërguar për të legalizuar shtëpitë e para dhe jo të dyta.

“Kjo do të thotë që kush ka një shtëpi në Tiranë dhe kush ka një vilë në plazh pa leje, në rast se ajo vilë nuk dëmton projektin e rehabilitimit apo projektin e rindërtimit, apo projektin e transformimit të asaj zone, do të legalizohet, por do të legalizohet me faturë të plotë”,- theksoi Rama.

PERSONA E PARE QE MOREN DJE LEJEN E LEGALIZIMIT 

-Magjum Hajdari
-Abdulla Cani
-Ylber Torba
-Sokol Premçi
-Niko Mihos
-Pëllumb Cani
-Hasan Gjejçuka
-Edmond Hasantare
-Ahmet Cani
-Rexhep Sulaj
-Gjon Gjini
-Avni Dragjoshi
-Flamur Sulaj
-Qemal Shajini
-Ardian Kamberi
-Mariglen Ceci
-Medat Premçi
-Flamur Lakasi
-Sadik Hajdarmata

Krahas kësaj, qeveria ka parashikuar që nëpërmjet legalizimeve falas të bëhet edhe futja e shtëpive informale në rrjetin e matjes së energjisë elektrike. Sipas kryeministrit Rama, “ne do të vendosim për çdo tapi një barrë hipotekore 10%, por jo se do paguani tani. Nëse ju do paguani 400 mijë lekë për legalizimin kur toka nuk është e jotja, atëherë do t’ju marrim 360 mijë lekë dhe 40 mijë lekëshin do ta lemë barrë hipotekore, që ju do ta hiqni pas dy vjetësh kur të tregoni faturat e energjisë. Në shumën e legalizimit do t’ju marrim 40 mijë lekë më pak, do t’jua lemë të paguani energjinë elektrike dhe t’jua lemë barrë atje. E rëndësishme është të paguani të gjithë energjinë, dhe të futeni në sistem”.

Në vendimin e qeverisë, është parashikuar edhe marrja e hipotekës nga personat që kanë probleme ekonomike. Sipas deklaratës së bërë nga kreu i qeverisë theksohet se legalizimet dhe hipotekat do të jepen falas, por me një pronësi të kufizuar. “Nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, se nuk ka mundësi, objekti do të legalizohet, do regjistrohet në hipotekë, por me kufizim hipotekor, domethënë që ti ke një detyrim që e kufizon pronën tënde.

“Ti mund ta shesësh, por kufizimi hipotekor i kalon atij që e blen. Nëse nuk paguan dot menjëherë, do që ta fusësh me kufizim hipotekor, nuk do të përfitosh nga 20% i uljes që paguan kur paguan menjëherë, plus letrat me vlerë. Nëse edhe pas një viti nuk e ke paguar sërish, nuk do përfitosh më as nga letrat me vlerë. Përsëri e theksoj shtëpia është e jotja, në këto kushte lirisht, shitet blihet jepet me qira, çohet dhe në bankë merret dhe kredi, por kufizimi nuk është pozitiv në afatgjatë”- u shpreh kryeministri.

VENDIMI I QEVERISË: NDRYSHOJNË PROCEDURAT PËR LEGALIZIM E BANESAVE
Kryeministri Rama theksoi dje në takimin në Paskuqan se procedura e legalizimeve ka ndryshuar. Sipas vendimit të marrë nga qeveria, shërbimi do të jetë ai që do të shkojë tek qytetarët.

Krahas kësaj, një procedurë tjetër që është ndryshuar është edhe çmimi, pasi ndërtimet që janë bërë në toka shtetërore nuk do të kenë të njëjtin çmim si ato ndërtime që janë bërë në prona private. Ndërsa për marrjen e hipotekës, kjo gjë do të bëhet në mënyrë direkte dhe është përqendruar në zonat informale, ku ka më shumë vështirësi ekonomike.

“Tashmë nuk shkon qytetari tek shërbimi, por shërbimi që vjen tek familja. Skema e vlerësimit të trojeve, përsa i përket atyre trojeve që janë me pronarë apo shtetërorë do të ndryshojë se nuk mund të ketë të njëjtën vlerë toka.

Nga ana tjetër, ne kemi ndryshuar skemën e dokumentacionit. Kush do të bëjë dokumentacion, do të shkojë në hipotekë dhe do të bëhet pronar i shtëpisë. Këtë proces e kemi të përqendruar të zonat informale, sepse ka shumë familje që janë në vështirësi ekonomike, edhe për këto do të ketë trajtim të veçantë”,tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here