Home Aktualitet Qendra e Sigurisë Kombëtare: Serbia mund të sulmojë Kosovën

Qendra e Sigurisë Kombëtare: Serbia mund të sulmojë Kosovën

662
0

HelikopterQendra Kombëtare e Sigurisë, nëpërmjet një studimi voluminoz që i bën përshkallëzimit të situatës në Ukrainë paralajmëron implikime edhe në Ballkan, duke dhënë veçanërisht alarmin për mundësinë e një agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës, marrë shkas nga ekspansioni rus në Krime. Agjencia në varësinë e ministrisë së Mbrojtjes i sugjeron qeverisë që për këtë arsye, Shqipëria, si vend anëtar në NATO, të dalë me një qëndrim edhe më të qartë lidhur me situatën në Ukrainë si edhe të japë kontributin e saj në garantimin e integritetit territorial të këtij shteti. Por në raportin prej 20 faqesh të siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”, nuk jepen të dhëna konkrete nëse ekzistojnë informacione konkrete nga shërbimet inteligjente shqiptare lidhur me një përgatitje të mundshme të Beogradit për nisjen e një agresioni ushtarak ndaj Kosovës. Thjesht Tirana zyrtare paralajmërohet nga agjencia në varësi të ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e ekzistencës edhe të këtij skenari. Kjo analizë strategjike që prej pak javësh qarkullon në zyrat e krerëve më të lartë të shtetit përbën njëherazi edhe kritikën më të ashpër zyrtare që Shqipëria ka artikuluar derimë tani ndaj Moskës sa i përket çështjes së Krimesë. Në këtë material Rusia shprehimisht krahasohet me Gjermaninë naziste ndërkohë që nuk mungojnë as epitetet në adresë të Presidentit, Vladimir Putin, i cili cilësohet si “delirat”, “paranojak” dhe me “mentalitet perandorak”. “GSH” boton sot pjesët më pikante të raportit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë me titullin “Skenari Ukrainas – Tre këndëvështrime” të përgatitur nga Kolonel Zaim Kuçi, Kolonel Zeno Jahaj dhe Msc.Alina Starova.
****
SKENARI UKRAINAS – TRE KËNDVËSHTRIME
Konflikti ukrainas – një duel i hapur midis BE dhe Rusisë
(Kolonel Zaim Kuçi)
Është koha kur gjeoekonomia vendos mbi zhvillimet e pritshme në gjeopolitikën e shteteve. Vlerësohet se qëllimet strategjike ruse, për të gjetur territor në hapësirën e BE, realizohen duke lëvizur kujdesshëm, rast pas rasti me shtetet e vegjël që akoma nuk kanë arritur të instalojnë demokracinë dhe të zhvillojnë ekonominë në standard perëndimor. Zhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende janë premisa për krizë, më tepër se kaq Rusia gjen terren për t’i stimuluar këto ekonomi në rënie.
Në këto vende diplomacia ruse është aktive (sidomos ato në rajonin e Ballkanit, më pranë Bosnje-Hercegovina) duke iu afruar ndihmë ekonomike. Këto vende, për të mos u zhytur në kaos dhe për të përfituar imazh në vend (kredibilitet politik), lehtësisht shtrijnë duart për ndihmë drejt Rusisë, kjo shihet dhe si një presion të vet vendeve të hartës gjeografike europiane kundër BE-së. Hapja e portave për Rusinë nga këto shtete, vështirëson ekonominë dhe politikën europiane jo vetëm për mos prishjen e balancës ekonomike por në planin afatgjatë dhe për mos humbje territori në hapësirën e BE-së. Mbajtja prej kohësh peng e Serbisë nga rusët ka krijuar hallakatjen e rajonit tonë.
Këto janë shembuj të së kaluar së vonshme që tregojnë nisjen e një gjeostrategjike ruse ku është përfshirë dhe Ukraina. Rusia, për shumë arsye kësaj radhe iu “afrua” Ukrainës për të cilën ajo e ka filluar kohë më parë nëpërmjet shërbimeve të fshehta që kanë mbajtur nën kontroll regjimin dhe situatën ukrainase, si një element bazë strategjik të saj. Për një shpërndarje vëmendje, ushtarakët rusë nisën një anije luftarake zbulimi drejt Kubës me mision “vizitë” miqësore dypalëshe. Kjo vizitë ushtarake në këtë vend të largët, nga shtypi është vlerësuar si një memorie paralajmëruese të viteve 1962 hrushoviane që stimuloi krizën raketore kubaniste me tendencë për të krijuar konfliktin bërthamor të asaj kohe. Lind pyetja, cili është mesazhi rus? A mos vallë ky globalizëm i përshpejtuar dhe i pakontrolluar po sjell nevojën e një situate paralufte? A mos vallë përsëri po maten forcat e superfuqive botërore? Nëse Rusia vërtet synon të shkojë në këtë aventurë të kohës dhe llogarit forcat që të përballojë këtë sfidë të re, atëherë logjikisht ajo mund të shkojë drejt një strategjie për të pushtuar Ukrainën. Ushtarakisht, potencialet ushtarake ruse janë të mëdha. Nga kjo pikëpamje thjesht ushtarake e raportit të forcave, lufta mund të jetë e suksesshme. Nëse i referohemi sjelljes së luftës, e vërteta është se pas këtij kërcënimi të Rusisë për luftë nuk vlerësohet aspak një çështje e drejtë, apo një zgjerim të konfliktit për përfshirjen rikoshet të mundshëm të Rusisë, por janë përpjekjet strategjike të Rusisë për të kthyer mundësisht Perandorinë e Madhe Ruse (Le Grand Tsar). Duket se po rihapet kapitulli i Luftës së Ftohtë, që mund të çojë edhe me ndryshime kufijsh. Presidenti Putin e ka vlerësuar dikur shpërbërjen e Ish Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të”. Në interes të kësaj strategjie, ai ka nisur politikën ruse për të krijuar një kundërpeshë të Bashkimit Europian, të ashtuquajturin “Bashkim Eurazian”, i cili do të gruponte: Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe Kazakistanin, domethënë bazën ekonomike, industriale, ushtarake të Ish Bashkimit Sovjetik. Kjo situatë duhet të përshpejtojë iniciativat europiane për të hapur dyert e integrimit të Ukrainës në BE, më e kërkuar në urgjencë mbetet integrimi sa më parë në NATO. Vendimi tashmë i deklaruar i Rusisë për pushtimin e Krimesë, pjesë e sovranitetit të shtetit të Ukrainës, është një kthim tepër i gabuar i këtij shteti në të kaluarën, që për botën dikur ishte mbrojtjes i lirive, komb vital që në Luftën e Dytë Botërore përgjaku popullin e vet në hapësirat europiane në luftën kundër nazifashizmit, sot fatkeqësisht po rimer pozicionin e nazizmit të dikurshëm gjerman. Ekonomikisht, ajo ka dështuar që në fillim të kësaj fushate. Rusia e njohur si kombi i letërsisë moderne botërore, i artit që udhëhoqi epokat po rikthehet në të padëshirueshmen në kulturën e hegjemonisë së forcës. Ajo po e bën këtë në një kohë kur po ecet në një globalizëm human e njerëzor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here