Home Aktualitet Arrestohet serial killeri, ka marrë pjesë në sulme me bomba

Arrestohet serial killeri, ka marrë pjesë në sulme me bomba

543
0

sinanaj31 vjeçari Julian Sinanaj, i arrestuar më 25 janar në Tiranë, ka pranuar se ka kryer vrasje në Greqi dhe se ka marrë pjesë në sulme me bomba. Kështu shkruan gazeta greke “Protothema”, sipas së cilës, nëse dëshmitë e tij janë të vërteta e implikojnë me organizatën terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”.

Gazeta citon rrëfimin e 31 vjeçarit të arrestuar, i cili mësohet të ketë pohuar: “Kam vrarë dy burra në korrik të vitit 2011, një 35 vjeç dhe një 45 vjeçar, ndërsa viktima e tretë ka qenë një kalimtar i rastësishëm. Kam marrë pjesë edhe në shpërthime në emër të organizatave të armatosura në Greqi. Kam bërë vrasje dhe veprimtari të tjera kriminale në Greqi dhe Shqipëri, që dua t’i dëshmoj …”

Sipas informacioneve, Julian Sinanaj ka raportuar se ka marrë pjesë në shpërthimin e 15 majit 2010, në gjykatën e Selanikut, përgjegjësinë për të cilin e mori organizata “Komploti i Qelizave të Zjarrit”. Nga shpërthimi pati një të lënduar lehtë dhe u rrezikuan dhjetëra persona që ndodheshin në gjykatë.

Gazeta shkruan se zyrtarë të lartë të Policisë greke duan të zbulojnë nëse janë përballë një zbulimi të madh për sulme të armatosura në Greqi, apo bëhet fjalë për një “ekzagjerim dhe trillim të një të arrestuari shqiptar”.

Ekipi i policisë greke që ndodhet në Tiranë për të marrë në pyetje Ilir Kupën, pa rezultate të rëndësishme deri më tani, do të takohet edhe me 31 vjeçarin Sinanaj.

Policia greke ende nuk ka një përfytyrim të qartë për rastin. Nga njëra anë vrasjet në Athinë e pohuara prej Sinanajt, janë ende pa autor dhe ndoshta dëshmia e tij do të çojë në zgjidhjen e çështjes, ndërsa përmendja e pranisë së 31 vjeçarit në sulmin mbi gjykatën në Selanik, nuk konfirmohet nga policia, e cila deri tani nuk ka të dhëna se “Celulat e zjarrit” kanë ndonjë marrëdhënie me shqiptarët, të paktën në qytetin e Selanikut.

Policia ka të dhëna se anëtarët e familjes Sinani janë të përfshirë në arratisjen nga burgu i Trikala dhe janë fajësuar për disa vepra të tjera në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here