Home Aktualitet Doci: Maqedonia ka vendosur tuba per te devijuar Radiken

Doci: Maqedonia ka vendosur tuba per te devijuar Radiken

636
0

agim-dociPala maqedonase ka filluar punimet për devijimin e lumit Radika, dhe zbatimin e projektit që tashmë ekziston ka deklaruar Inxhinieri Energjitik Agim Doci i ftuar në studion e Opinion në News 24.

Ai u shpreh se palës shqiptare nuk i është dorëzuar projekti origjinal për çështjen “Radika”. “Projekti nuk ka argumente të forta. Kryeministri maqedonas nuk ka dërguar kopjen origjinale të projektit kryeministrit Rama. Unë kam kopjen origjinale në maqedonisht. “Kam projektin e kompanisë, janë vendosur tubat për devijimin e lumit Radika” Projekti, ka të dhënat, 32.7% e ujit është marrë. Radika e madhe dhe Radika e vogël janë dërguar tek rezervuari “Grujevski”. 75% e lumit Vjosa është devijuar.”- deklaroi Doci.

Sipas Docit për projektin është caktuar një fond prej 800 mijë euro dhe ka nisur vendosja e tubave. “Në këtë projekt janë paguar 800 mijë euro. Ftoj të sensibilizohet elita e hidrologëve shqiptarë dhe të ngrihet një ekip monitorues. Kam qenë në vend dhe janë bërë punimet dhe pritet shiriti kohët e fundit. Devijimi është shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare. Majko ka thënë që jam me bashkësinë dhe kundër devijimit të lumit Radika. E vlerësoj deklaratën e Majkos. Qeveria të mos thotë që PD dha detin ne do të japim lumenjtë. Kanë thënë dhe manipulime dhe spekulime politike. Në këtë bashkësi ne nuk kemi kërkuar atë që kërkojnë të Shkupit ta fshehin të vërtetën. Ka shumë gjasa që qeverisë shqiptare të mos i jetë paraqitur një projekt.” – deklaroi Doci.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që ti thotë jo devijimit të lumit Radika. “Bëhu burrë edhe një herë dhe thuaji jo devijimit të lumit Radika. Do vijë shumë shpejt që edhe njerëzit e tij mos kenë një gotë ujë për të pirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here