Florica Leonida është një sportiste shumë e mirë e cila tashmë është bërë prostitutë. Ajo është nga Rumania dhe po punon me pseudonimin Sascha Brown. 27-vjeçarja la profesionin e saj për t’u bërë prostitutë pasi nuk i mjaftonin paratë për të paguar faturat. Tani ajo fiton 3000 dollarë në natë dhe ndihmon edhe familjen e saj në Rumani me këto para. Vajza nga Rumania ka fituar medaljen e artë Junior European Championships në vitin 2002. Fillimisht nisi të punonte në Gjermani, ndërsa tani punon në Austri dhe jeton së bashku me një shoqen e saj në Vienë.