Home Bota Merkel-Berishës: Do shqyrtoj me interes propozimin për statusin dhe vizitën në Shqipëri

Merkel-Berishës: Do shqyrtoj me interes propozimin për statusin dhe vizitën në Shqipëri

589
0

Gjatë samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare në EPP, në Bukuresht, Kryeministri Berisha zhvilloi takime me liderë botërorë, ku veçohet takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Pasi vlerësoi si një arritje të madhe për vendin propozimin e bërë nga Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, Kryeministri Berisha e siguroi znj. Merkel për vendosmërinë e qeverisë së tij për të plotësuar në kohë kërkesat e fundit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit, në dhjetor të këtij viti.

Kryeministri nënvizoi shkurtimisht situatën ekonomike, përballimin me sukses të krizës botërore dhe sfidat që përballon Shqipëria për shkak të saj.
Kryeministri Berisha përfitoi nga rasti për ta ftuar personalisht kancelaren Merkel për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë.

Nga ana e saj kancelarja gjermane e falënderoi Kryeministrin Berisha për ftesën dhe u shpreh se do shqyrtonte me interes propozimin për statusin dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Kongresi Statutor i Partisë Popullore Evropiane (EPP) është kongresi i 21-të i organizmit politik më të madh e influent evropian, i cili përfshin 74 parti evropiane, anëtare të EPP, nga 39 vende, 17 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 6 vendeve jo anëtare, aspirante për në BE, Presidentin e Komisionit Evropian, Presidentin e Këshillit Evropian dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, 13 anëtarë të Komisionit Evropian dhe është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.

Përgjatë dy ditëve, Kongresi trajtoi temën “Përgjigja është MË SHUME EUROPË?”. Kongresi përditësoi Platformën Bazë të EPP-së dhe rizgjodhi President të saj, Wilfried Martens.

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Berisha mori pjese edhe në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare në EPP-së, i cili u zhvillua në kuadrin e Kongresit.

Gjatë këtij eventi, Kryeministri Berisha pati takime dhe shkëmbeu pikëpamje me liderë evropianë, si Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, Presidenti i EPP, Wilfred Marttens, Kryetari i grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Joseph Doul, me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Jean Claude Mignon, etj, mbi zhvillimet e sfidat e sotme në Evropë, në kontekstin e efekteve të krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here