Rudina Dembacaj, aktorja e njohur e humorit, e famshme për rolet e saj të ish-kryetares së parlamentit, por edhe të Aja-s në “Al Pazar”, këto kohë që është larg ekranit po përjeton momente të lumtura në jetën personale. Pas fejesës që bëri publike pak muaj më parë, Rudina ka marre nje propozim teper te vecante per martese.
I fejuari i Rudinës kishte shpërndarë në shtëpi disa foto nga momentet më të bukura të të dyve duke i shprehur në këtë mënyrë propozimin për martesë. Pas këtij postimi në profilet e saj, Rudina shkruan: “Do të martohesh me mua buf?” Natyrisht, përgjigjja është një PO e madhe.