Home Aktualitet Kapet vrasësi i Leonard Murataj, anëtar i ‘Bandës së Niklës’

Kapet vrasësi i Leonard Murataj, anëtar i ‘Bandës së Niklës’

762
0

233986_mDy vjet pas vrasjes së biznesmenit të Durrësit i cilësuar si “një nga të fortët e këtij qyteti” Leonard Muratajt, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit. I arrestuar është22 vjeçari Bedri Haka 22 nga qyteti i Krujës e banues në zonën e Niklës.

Haka një prej anëtarëve të “Bandës së Niklës” ishte prej kohësh i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Leonard Murataj në nëntor të 2014 e cila sipas hetimeve rezulton të ketë qenë e paguar. Përveç kësaj ngjarje Haka është hetuar dhe dyshuar si i përfshirë edhe në ngajrje të tjera kriminale në Durrës e Krujë

22-vjeçari Haka po udhëtonte në një makinë me dy persona të tjerë me mbiemrin Prushi në momentin që është ndaluar nga policia.

Autori dhe dy bashkudhëtarët nuk i janë bindur policisë në momentin që kanë marrë sinjal për të ndaluar dhe i janë larguar mirëpo ka qenë një përpjekje e dështuar pasi kanë rënë në pranga pak metra larg fshtatit Nikël.

Ndalimi i tij është bërë nga Policia e Durrësit ajo e Krujes dhe njësia operacionale të cilët e kanë patur në vëhgim të riun dhe lëvizjet e tij

Haka rezultonte në kërkim si person me rrezishkmëri të lartë shoqërore, ndërkohë që ndalimi i tij ëhstë bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78 /1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Ngjarja e nëntorit 2014
Më datë 18 nëntor të vitit 2014 Bedri Haka ka vrarë në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit Leonard Muratajn në atë kohë 49 vjeç. Sipas policisë Murataj ka qenë person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës ndërkohë që akuzat ndaj tij nuk kanë mundur të faktohen.

Policia ka dyshime se në momentin që ka ndodhur ekzekutimi Haska ka qenë i shoqëruar edhe nga Enver Stafuka i cili rezulton i zhdukur që pre vitit të kaluar. Haka dhe Stafuka janë identifikuar nga një prej kamerave të bizneseve përreth dhe nga gjurmët e gishtërinjve në makinën në pronësi të 22 vjeçarit Haka

Kush ishte Leonard Murataj
Leopard Muarataj, 49-vjeçari që u vra në Durrës me 6 plumba një vit me parë, është një emër i skeduar prej rreth dy dekadash në policinë tonë. Emri i tij, u zbulua pikërisht në kohën kur nisi rrëfimin i penduari i ‘Bandës së Durrësit’, ku rezultoi se Muarataj ishte një prej personave që ishin rival të betuar të Lulzim Berishës.

Pikërisht në këtë pistë ka fokusuar hetimet edhe policia dhe prokuroria e Durrësit, ndërkohë që nuk është bërë e mundur të zbulohet asnjë pamje filmike ku mund të bazohen hetuesit për të hedhur dritë mbi mjetin që kanë përdorur autorët për ekzekutimin.

Policia bën të ditur se fillimisht është marrë për bazë pikërisht emri i personit që ka përmendur viktima për të shkuar edhe tek autorët. Mirëpo policia, nuk përjashton as faktin që ekzekutimi të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Njoftimi i policisë
Kapet vrasësi i Leonard Murataj.
Shtetasi Bedri Haka ka vrarë L.Murataj më datë 18.11.2014 në qendër të qytetit të Durrësit.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

• Bedri Haka 22 vjeç, banues në Krujë.

Ndalimi I tij u bë pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78 /1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Haka, më datë 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës.

Murataj ka qenë person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here