Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes edhe gjatë zhvillimit të protestës së PD-së më 20 shkurt.
“Partia Demokratike e Shqipërisë ka lajmëruar zhvillimin e një mitingu të dielën në 20 shkurt 2011. Ambasada nuk ka informacion specifik për vendin apo zonën ku do të zhvillohet mitingu. Më parë mitingjet publike kanë prekur të gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht përreth Parlamentit, Kryeministrisë dhe bulevardit, “Dëshmorët e Kombit”.
Ambasada njofton se ka këshilluar personelin e saj që të shmang çdo kalim në zonën e demonstratave dhe të limitojnë çdo udhëtim gjatë kohës së zhvillimit të protestës
Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së, thuhet se “edhe pse ka pasur shumë protesta paqësore gjatë kohëve të fundit, demonstrata e datës 21 janar kishte dhunë dhe rezultoi me 4 të vdekur dhe shumë të plagosur, mes tyre dhe punonjës të forcave të rendit. Ne ju kujtojmë qytetarëve amerikane se edhe pse demonstratat kanë si qëllim që të jenë të qeta, ato mund të kthehen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Ju duhet t’i shmangni ato, nëse është e mundur”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një njoftimi për shtetasit amerikanë nëpërmjet faqes së saj zyrtare, shprehet e shqetësuar për demonstratën e 18 shkurtit , pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme nga krerët e opozitës për një manifestim paqësor. Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikan të bëjnë kujdes gjatë kësaj dite por edhe në vazhdim.
“Pavarësisht se kanë qenë të mëdha dhe paqësore demonstratat e viteve të fundit në Tiranë, demonstrata e 21 janarit të këtij viti ishte e dhunshme dhe rezultoi me vdekjen e katër personave dhe me lëndime të shumë të tjerëve, duke përfshirë në Policinë e Shtetit Shqiptar. Ne i njoftojmë qytetarët e SHBA se edhe demonstratat që janë njoftuar si paqësore të mund të kthehen në dhunë dhe të paparashikueshme. Ju duhet t’i shmangni ato nëse është e mundshme”, citon në faqen e saj zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Sipas Ambasadës Amerikane, të dhënat e fundit flasin për demonstrata që mund të zgjasin me ditë. Ajo thekson faktin se nga ana e opozitës deri tani nuk është njoftuar në lidhje me asnjë vend ku do të zhvillohet demonstrata.
“Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbajë një demonstratë të madhe publike në qytetin e Tiranës në pasditen e së premtes, Shkurt 18, 2011. Ambasada nuk ka informata specifike për fushën skenën ku do të bëhet demonstrata e njoftuar. Demonstratat e kaluara kanë prekur të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit të Tiranës dhe kanë ndërprerë në mënyrë të konsiderueshme rrjedhën e trafikut. Në Tiranë, demonstrata shpesh janë zhvilluar tek qendra, rreth të Parlamentit, zyrës së Kryeministrit dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Por këtë radhë nuk ka vend një vend të caktuar për mbledhjen e demonstruesve. Ka disa tregues se demonstrimi i planifikuar për 18 shkurt mund të zgjasë për disa ditë”, shkruan Ambasada në faqen zyrtare.
Ambasada bën të ditur nëpërmjet njoftimit se demonstratat në një qytet kanë potencial të çojnë në mitingje ose të zgjerohen në të gjithë vendin. Ajo porosit shtetasit e saj të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin raportimet e medieve lokale lidhur me zhvillimet e tyre.
Edhe më parë, Ambasada Amerikane ka njoftuar shtetasit e vet të jenë të kujdesshëm gjatë zhvillimit të protestave në Tiranë.