Home Aktualitet Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, 2 të vdekur

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, 2 të vdekur

578
0

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e madhe ku si pasojë e përplasjes së tre automjeteve ka ngjetur vdekjen shtetasit Dhimitër Haxhillari 43 vjeç nga Cërriku dhe Leonidha Kote 50 vjeç nga Gramshi.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja ku ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj Dhimitër Haxhillari, një kamion me targa të Korçës i cili drejtohej nga shtetasi Asqeri Lamollarin dhe një fuoristradë me targa EL 5872 B e cila drejtohej nga shtetasi Bardhyl Cërriku nga Elbasani.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit me targa të huaja por policia e cila ka shkuar mënjëherë në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here