Shkodër, ditën e sotme rreth orës 19:15 Gëzim Ndrekaj rreth 30 vjec është plagosur nga policia e Malit të Zi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Hotit, Ndrekaj në momentin e plagosjes ka qenë rreth 100 metra në brendësi të kufirit malazez.
Bëhet e ditur gjithashtu se i plagosuri gjendet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndrekaj ka marrë një plumb në këmbë pasi i riu nuk i është ndalur thirrjes së policisë malazeze.
Ende nuk është e qartë dinamika e plotë e ngjarjes dhe arsyeja se pse i riu nuk i është ndalur thirrjes së policisë të vendit fqinj.
Policia njofton gjithashtu se Ndrekaj ka qenë i vetëm, dhe se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15.
Policia bën të ditur se ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe se për plagosjen do të ngrihet një komision hetimor shqiptaro-malazez.