Home Sociale Bashkia: Po vijojnë punimet për rehabilitimin e sheshit

Bashkia: Po vijojnë punimet për rehabilitimin e sheshit

163
0

Bashkia e Tiranës ka deklaruar sot do të ketë ndërhyrje mbi planin ekzistues të sheshit “Skëndërbej” ndërsa ka shtuar se po vijojnë punimet për rehabilitimin e tij.
Në një deklaratë për shtyp bashkia thekson se do të ndërhyet në ndërtimin e aksit të trafikut duke u asfaltuar edhe aksi për këmbësorët dhe automjetet.
Gjithashtu sipas bashkisë të Tiranës në ndërhyrjet që do t`i bëhen sheshit nuk do të mungojnë edhe hapësirat e gjelbërta nërsa ka shtuar se punimet po vijojnë me ritme të larta.
Ndërkohë si pasojë e punimeve në shesh qytetarët e Tiranës janë të detyruar të kalojnë në çdo hapësirë të mundshme për të shkuar drejt destinacionit të tyre.
Pas bllokimit të disa akseve qarkullimi i makinave është devijuar prapa Ministrisë së Mbrojtjes, rruga “Abdi Toptani”, aktualisht është hapur rruga e Dibrës para 15-katëshit, rruga përgjatë bulevardit zogu i parë. Të bllokuara kalimi para sheshit “Skënderbej”, Muzeut Historik, Bankës së Shqipërisë dhe para selisë së PS-së.

Previous articleNikolas Keixh është një vampir, fotoja 1 milion dollarëshe
Next articleKorçë, makina përplas dy kalimtare, vdes e moshuara

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here