Home ShowBiz Nikolas Keixh është një vampir, fotoja 1 milion dollarëshe

Nikolas Keixh është një vampir, fotoja 1 milion dollarëshe

841
0

Nikolas Keixh është një vampir i pavdekshëm. Çdo 70 ose 80 vjet, ai rikthehet në rini dhe rifillon një jetë të re, drejt pavdekësisë. Kjo nuk është pjesë nga skenari i “Twilight”, por bindja e një shitësi të antikuareve në SHBA.

Bazuar mbi ngjashmërinë e pabesueshme të një fotoje të vjetër me atë të aktorit hollivudian, Xhek Mord duket se ka ideuar një strategji për të fituar para. Personi që ngjan shumë me Nikolas Keixh paraqitet në një foto të viteve 1800.

“I përket vitit 1870, – thotë Xhek Mord, –  nga Siatëll, për New York Daily News. – Fotoja është shkrepur në Tenesi gjatë luftës civile”, thotë ai. Pasi ka dhënë garanci se nuk bëhet fjalë për një fotomontazh, ai e ka nxjerrë në shitje foton në E-bay për një milion dollarë. “Kjo është prova që Nikolas Kiexh është një vampir apo një njeri i pavdekshëm”, ngul këmbë ai.

“Pas 150 vitesh ai mund të jetë një politikan, lider i ndonjë besimi fetar apo i ftuar në emisionet televizive”. Ndërkohë, faqja në E-bay është zhdukur. Arsyeja nuk është aq e komplikuar sa skenari i Xhekut për të fituar para: Administrata e ka hequr për shkelje të rregullores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here