Home Aktualitet Minatorët refuzojnë ACR-në: Nuk janë plotësuar 3 pika

Minatorët refuzojnë ACR-në: Nuk janë plotësuar 3 pika

625
0

Minatorët e Bulqizës kanë hedhur poshtë propozimet e kompanisë “ARC” për të arritur një marrëveshje ndërsa kanë deklaruar se do të vijojnë grevën e urisë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. Ata nuk kanë pranuar marrëveshjen prej 7 pikash të kompanisë me pretendimen se mungojnë tre kërkesat e minatorëve.
Sipas tyre në marrëveshje nuk është përfshirë largimi i drejtorit të minierës Medat Zogu, nuk paguhen të gjitha ditët e grevës dhe nuk janë dhënë garanci për investimet në nivelin e 16-të të minierës së Bulqizës.
Ndërkohë më herët pronarja e kompanisë ACR gjatë një takimi me përfaqësues të këshillit të grevës i dorëzoi atyre një marrëveshje e cila duhej të nënshkruhej nga minatorët.
Në marrëveshjen e ACR-së janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 përqind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të.

Ndërkohë në ditën e tretë të grevës së urisë, 10 minatorët grevistë kanë shfaqur edhe shenjat e para të problemeve me shëndetin si dhimbje koke, këputje trupi dhe probleme me tensionin.

Greva zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare, ndërkohë që policia mban në kontroll pusin A1, vend ku u zhvillua greva e parë e urisë.

Gjithashtu jashtë ambienteve të ACR-së, familjarë e të tjerë minatorë vazhdojnë protestën në mbështetje të grevistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here