Grupe “ferri” dhe short spektakolar në fazën e grupeve të Champions League. Goglat e hedhura në Monako të enjten pasdite kanë vënë përballë njëri-tjetrit klubet më në zë në futbollin europian, duke na dhuruar përplasje yjesh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinentin plakë. Spikasin përballjet italo-spanjolle, Real Madrid-Juventus dhe Barcelona-Milan, të cilat do të mbajnë përpara televizionit miliona fansa në të gjithë botën. Por edhe sfidat mes Benfikës dhe PSG, apo Portos dhe Atletiko Madridit priten me shumë interes, pa harruar edhe Arsenal, Borusia Dortmund dhe Napoli, që bëjnë pjesë në të njëjtin grup. Kampionët e Europës në fuqi, Bajerni i Mynihut, ka rënë në një grup relativisht të lehtë. Finalja e këtij sezoni do të luhet në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës më 22 maj 2014, ndërsa faza e grupeve fillon më 17-18 shtator 2013.
(e.i/balkanweb)
GRUPI A
Mançester Junajtid
Shakhtjor Donjeck
Bajer Leverkusen
Real Sociedad
GRUPI B
Real Madrid
Juventus
Gallatasaraj
Kopenhagen
GRUPI C
Benfica
PSG
Olimpiakos
Anderleht
GRUPI D
Bajern Mynih
CSKA
Mançester Siti
Pëlzen
GRUPI E
Çelsi
Shalke 04
Bazel
Steaua Bukuresht
GRUPI F
Arsenal
Marsejë
Borusia Dortmund
Napoli
GRUPI G
Porto
Atletiko Madrid
Zenit
Austria Vjenë
GRUPI H
Barcelona
Milan
Ajax
Sëlltik