Gjashtëmbëdhjetë ministrat e rinj që pritet të lënë mandatin e deputetit për atë të të ministrit, nëse do të dorëhiqen njëkohësisht, do të sillnin krijimin e një tjetër minorance në Kuvend me 67 deputetë, e cila nuk do të votonte dot qeverinë e re që kërkon 71 vota.
Për këtë arsye e majta, po analizon një skemë, e cila nuk do të bëjë të mundur minorancën prej 67 deputetësh për 30 ditë që është dhe afati i zvendësimit të vakancave në Kuvend. Për këtë 16 deputetët ministra pritet që të dorëhiqen pjesë-pjesë.
Sipas burimeve pranë së majtës, të cilët ndonëse pa emra, konfirmojnë se 16 ministrat nuk do të dorëhiqen njëkohëshit.
Kjo për arsyen e vetme që mazhoranca e re të mos bie nën 71 vota që nevojiten për të votuar qeverinë e re në Parlament.
Burime brenda së majtës theksojnë se ka kohë që një skemë e tillë përflitet në selinë e PS, nga do të dalin shumica e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, plotë 12 ministra. Nëse ministrat do të dorëzonin mandatet në të njëjtin moment, atëherë mazhoranca do të reduktohej në 67 vota në periudhën e ndërmjetme.
Për të shmangur një periudhë të tillë dobësie, që mund të shfryetëzohej nga opozita, PD, mendohet se dorëzimi i mandatit mund të behet në grupe të caktuara ministrash.
Ndoshta pesë e nga pesë, duke ruajtur kështu shumicën e votave në Parlament. Kjo procedurë do të nisë pasi të jetë votëbesuar qeveria e re në Kuvend. Fillimisht 16 ministrat do të mbajnë mandatin e tyre të deputetit dhe ministrit për të votuar qeverinë e re “Rama”. Pas kësaj procedure do të fillojë grupe- grupe dhe dorëheqja e deputetëve-ministra nga mandati i deputetit.
Bëhet fjalë për 16 ministra, që nëse lënë në të njëjtën ditë mandatin, do ta çonte mazhorancën në 67 mandate dhe në rast se e djathta do të braktiste seancën, atëherë do të mungonte kuorumi i nevojshëm prej 71 deputetësh për të zhvilluar normalisht seancën plenare. Sipas numrit të ministrave të rinj deputetë, numri i atyre që pritet të lënë mandatin është 16, nga këto 12 nga PS-ja dhe 4 nga LSI-ja. Ndonëse parimisht të gjithë ministrat duhet të japin dorëheqjen, brenda së majtëve ky qëndrim i kryeministrit nuk është se është pranuar nga të gjithë.
Ka patuar edhe nga ata ministra që kanë pranuar me kundërshti “urdhrin” që duhet të zbatohet nga të gjithë. Lidhur me këtë fakt, në parlament i bie që të jenë plotë 160 deputetë së bashku me ministrat. Kjo u kundërshtua edhe nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë e re se do tu kushtonte shqiptarëve më shumë se ajo që kishte drejtuar ai për 8 vite me radhë.
MINISTRAT QË JAPIN DORËHEQJEN
1. Shkëlqim Cani: Ministria e Financave
2. Saimir Tahiri: Ministria e Brendshme:
3. Mimi Kodheli: Ministria e Mbrojtjes
4. Ditmir Bushati: Ministria e Jashtm
5. Klajda Gjosha: Ministria e Integrimit Europian
6. Nasip Naço: Ministria e Drejtësisë
7. Arben Ahmetaj: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
8. Damian Gjiknuri: Ministria e Energjisë dhe Industrisë
9. Eglantina Gjermeni: Ministria e Zhvillimit Urban
10. Edmond Haxhinasto: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
11. Edmond Panariti: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
12. Ilir Beqja: Ministria e Shëndetësisë
13. Lindita Nikolli: Ministria e Arsimit dhe Sportit
14. Erjon Veliaj: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Mirela Kumbaro: Ministria e Kulturës
16. Lefter Koka: Ministria e Mjedisit
DEPUTETËT QË PRITET TË MARRIN MANDATIN
GRUPI PS
Tiranë
Enkelejda Shkreli
Ervin Bushati
Blerina Gjylameti
Erjeta Alhysa
Durrës
Shkëlqim Troplini
Elbasan
Arben Kamami
Fier
Adelina Rista
Anduel Xhindi
Dibër
Hasan Ceni
Lezhë
Mejreme Delishi
Gjirokastër
Vladimir Kosta
Dashamir Kamberi
GRUPI I LSI
Tiranë
Kejdi Mehmetaj
Berat
Selfo Kapllani
Durrës
Bujar Derveni
Elbasan
Miranda Rira