Home Aktualitet Cilesia e plazheve, ja me te ndoturit

Cilesia e plazheve, ja me te ndoturit

93
0

1464783651vlcsnap-2016-06-01-14h20m17s113Pas publikimit të monitorimit nga Agjencia Europiane e Mjedisit, sipas së cilës Shqipëria rezulton me 40% të plazheve të ndotura, Ministria e Mjedisit thotë se cilësia e ujit në këto plazhe është përmirësuar me kalimin e viteve.

“Cilësia e vijës bregdetare është përmirësuar me 20-25%, falë vënies në punë të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në zona të caktuara, si në Durrës, Kavajë, Velipojë, Shëngjin, Sarandë”, tha Julian Beqiri, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Zoti Beqiri sqaron se, metoda e përdorur nga Agjencia Europiane është një mesatare e 4 viteve të fundit dhe se nga monitorimi i 78 pikave për vitin 2015, 53 plazhe rezultojnë me cilësi shumë të mirë, 11 me cilësi të mirë, dy mjaftueshëm dhe 12 të ndotura.

Përqëndrimi më i madh i plazheve të ndotura është në Durrës dhe Kavajë, “Plazhi i ri” dhe Shkolla e Marinës në Vlorë, si dhe “Plazhi i ri”, “Kanali i Cukës” në Sarandë. Ndërkohë që sezoni turistik ka nisur, raporti për vitin 2016 pritet të publikohet brenda këtyre 10 ditëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here