Home Politike Himara, MJ therret per sqarim ambasadoren greke

Himara, MJ therret per sqarim ambasadoren greke

638
0

1477944753mpjPas deklaratës së Athinës zyrtare për pronat e minoritetit në Himarë, reagoi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Tirana i cilësoi tonet e deklaratës si kërcënuese dhe njohjen e cekët të situatës si të pakuptueshme dhe më shumë se sa adresim për Shqipërinë janë për konsum të brendshëm politik në Greqi.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thërritur për sqarim ambasadoren greke në Tiranë. “Deklaratat e përsëritura të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim në parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime, të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Reagimi i plotë:

“Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm. Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Procedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar. Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke shprehur qëndrimin e mësipërm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here