Home Aktualitet Shqiperia, historia e mbrojtjes se hebrenjve njihet nderkombetarisht

Shqiperia, historia e mbrojtjes se hebrenjve njihet nderkombetarisht

668
0

Historia e shqiptarëve, kombi që shpëtoi hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, do të promovohet gjerësisht. Kjo falë marrëveshjes së bashkëpuimit të firmosur nga Drejtoria i Përgjithshëm i Arkivave, me Autoritetin e Përkujtimit të Martirëve të heronjve të Holokaustit, Yad Vashem në Izrael.

Yad Vashem është autoriteti më i lartë i përkujtimit të viktimave të holokaustit dhe dhënësi i titullit “Fisnik mes Kombeve”, që përbën vlerësimin më të rëndësishëm për shpëtimtarët e hebrenjve.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Arkivës, Ardit Bido dhe kreu i bordit të drejtorëve Yad Vashem, Prof. Dr. Avner Shalev.

“Shqipëria kishte një komunitet prej vetëm 200 hebrenjsh në fillim të Luftës, por në fund të saj kishte mbi 2000 të tillë. Ky numër, pavarësisht se ishte i vogël, vlen për të treguar historinë e veçantë të një populli që kontribuoi për shpëtimin e hebrenjve”, tha z. Shalev.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Bido vlerësoi këtë marrëveshje, si të një rëndësie të veçantë, për shkak të rolit unik që Shqipëria luajti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bido theksoi se Arkivat Shqiptare tregojnë jo vetëm historitë personale të hebrenjve, por përmbajnë edhe dokumente të një rëndësie të veçantë që rrëfejnë rolin e ministrave të asaj periudhe, apo të katër komuniteteve fetare shqiptare për shpëtimin e popullsisë hebreje.

“Historia e Shqipërisë gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, është një moment krenar për vendin tim. Kjo histori nuk duhet fshehur më, nuk duhet të mbetet në Arkiva, pa qenë e aksesueshme për sytë e publikut. Këto burime arkivore duhet të promovohen dhe të shpërndahen në mbarë botën, nëpërmjet mjeteve që na ofron teknologjia. Kjo nuk duhet të bërë për të mirën e hebrenjve dhe Izraelit, e as për të mirën e shqiptarëve e Shqipërisë, por për të mirën e njerëzimit; një provë që edhe gjatë vështirësive, edhe gjatë luftës, edhe gjatë periudhave të errëta të ideologjive ekstreme, ka mjete që njerëzit e zakonshëm mund të përdorin për të shpëtuar konceptet bazike të të qenit qenie njerëzore. Nuk mund të mendoj një vend më të mirë për të gjetur prova të tilla sesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe nuk mund të gjej një bashkëpunëtor më të mirë për një projekt të tillë sesa Yad Vashem, një institucion udhëheqës në përpjekjen për të bërë njerëzit të mos harrojnë të shkuarën për të mos u përsëritur marrëzia e shekullit të kaluar”, është shprehur z. Bido.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here