Në të gjitha universitetet e vendit do të nisisn sot regjistrimet për studimet me kohë të pjesshme. Regjistrimet bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga ora 8:00 deri me 16:00, deri më 21 tetor.
Për të aplikuar, kandidati duhet të paraqesë një fotokopje të noterizuar te diplomës së maturës shtetërore dhe certifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese apo diplome tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të barasvlershme me atë në Shqipëri.
Dokumenti i dytë që kërkohet, është kartë identiteti ose pasaportë dhe fotokopje të tyre. Gjithashtu, kërkohen edhe dy fotografi e mandat-arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1550 lekësh, paguar në Postën Shqiptare. Veç tyre duhet dhe një dokument tjetër, që ka të bëjë me një vërtetim që dëshmon se kandidati nuk ndjek program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme, në ndonjë universitet publik.
Sivjet kanë të drejtë të aplikojnë për studime part-time edhe maturantët të cilët kanë mbetur në sesionin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore, por që kanë pasur mundësi të kalojnë në sesionin e vjeshtës.