Home Aktualitet Parku i lojerave pushtohet nga femijet

Parku i lojerave pushtohet nga femijet

662
0

url1 qershori i ka gjetur fëmijët e kryeqytetit në kodrat e liqenit teksa gëzonin lodrat e reja në këndin e ndërtuar pranë parkut kombëtar, i cili do të jetë falas në çdo ditë të vitit.

“Ishte shumë i bukur. Më pëlqyen shumë kolovarset, lojërat e basketbollit. Më pëlqeu ajo që hipje si “tarzan” dhe lëvizje”, thonë fëmijët.

Bashkë me ta kanë gëzuar gjyshër dhe prindër që i shoqëronin fëmijët të të gjitha moshave, të cilët janë shpërndarë nëpër lodra sipas grupmoshave të tyre.

“Lodrat, shumë të mira. Kryesorja është se janë edhe pa lekë. Kishte ardhur koha për një park të tillë në kryeqytet”, shprehen gjyshërit dhe prindërit.

Kryetari i Bashkisë, Veliaj përballë një panoramë të tillë tregon se ky është referendumi më i mirë dhe ndoshta një bast i fituar me skeptikët.

“Ndodhi çfarë ndodhi, gjithçka është e falur për të mirën e fëmijëve. Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë progresin e të rriturve. Tashmë të gjithë e kanë provë atë që thashë para tre muajve, nuk ka asnjë kafe, nuk është prerë asnjë pemë. Dua t’u uroj të gjithë fëmijëve të Tiranës, gëzuar 1 qershorin! Kjo ishte dhurata e Bashkisë së Tiranës”, shprehet kryetari i bashkisë Veliaj.

Por, pak metra më tutje, të rinj të shoqërisë civile kanë protestuar, ndonëse tanimë të ndarë dhe jo bashkë si në fillimet e ndërtimit të parkut dhe nën presionin e prindërve që kërkonin t’i dëbonin. I vetmuar protestonte edhe protestuesi që u kthye në artist, Eljan Tanini.

“Atë kafen ne e hoqëm nga projekti me të gjitha protestat tona. Projekti është shumë i bukur, por njerëzit nuk duhet të harrojnë se parku është i betonizuar tashmë”, shprehet Tanini.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here