Home Aktualitet Incidenti i Vokshit në Vërmicë, pezullohen katër policët e kufirit

Incidenti i Vokshit në Vërmicë, pezullohen katër policët e kufirit

528
0

Mediat kosovare njoftojnë sot se incidenti mes policisë kufitare të Kosovës në pikën e Vërmicës më deputeten e PD-së Albana Vokshi i ka kushtuar vendin e punës katër policëve kufitarë.

Dy ditë më parë Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka marrë vendimin që polici i pikës kufitare në Vërmicë Bujar Shala, të pezullohet nga detyra e tij.

Mediat Kosovare njoftojnë se pezullimi është bërë me vendim të këtij inspektorati por në të nuk përmenden fare arsyet dhe gjithashtu nuk tregohet afati se deri kur vlen ky pezullim.

Gazeta kosvare Express thotë se ka kontaktuar me të afërm të policit, por vetë Shala nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me këtë rast.

Viktimë e këtij incidenti, i cili përfshiu edhe kryeministrat e dy shteteve nuk është vetëm polici Shala.

Bashkë me të, nga burime jozyrtare mësohet se janë pezulluar edhe tre zyrtarë të tjerë të Policisë Kufitare.

***

Në 23 nëntor 1941 në shtëpinë e Bijes u themelua Rinia Komuniste e Shqipërisë. Strehonte dhe mbante në shtëpi Enver Hoxhën

Albana Vokshi nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj nga Kosova, dhe si pinjolle të një familjeje të shquar në historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në një rrëfim për rrënjët familjare, jetën dhe motrat e saj, Albana Vokshi shprehej: “Unë rrjedh nga familje të njohura kosovare, si nga ana e mamit, ashtu edhe e babit. Im atë rrjedh nga familja e madhe dhe e njohur Vokshi, pjesëtarë të së cilës janë tashmë të njohur dhe kanë lënë emër në histori, si Sulejman Vokshi, Bije Vokshi, Asim Vokshi etj. Por, në ndryshim nga familja e babait, e cila është e njohur edhe në Shqipëri, familja nga e cila rrjedh mamaja ime, Gashi, është po aq e njohur, është familje e madhe, me tradita dhe e respektueshme në Kosovë”.
Sipas saj në vitin 1929, Ali dhe Nafije Vokshi (gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait) u detyruan të kalonin kufirin dhe të vinin në Shqipëri, për shkak të represionit të egër serb, veçanërisht ndaj familjeve patriotike, ku përfshihej edhe fisi i Vokshëve. Rrugës u hasën me vështirësi të panumërta, mungesë strehimi, punësimi, deri Mbreti Zog e sistemoi gjyshin në Berat dhe i dha tokë për të punuar. Në Berat qëndruan deri në vitin 1943. Në 1936, në Berat vjen në jetë edhe babai im, Sadiku. Më tej ata janë kthyer dhe kanë jetuar në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here