Home ShowBiz Dren Abazi, se shpejti ne Hollywood

Dren Abazi, se shpejti ne Hollywood

864
0

dren-abaziKënga titullohej “Natën”, por për Dren Abazain ka qenë një dritë më shumë në karrierën si muzikant. Kantautori i njohur nga Kosova po përgatitet të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar nga producentë filmash në Hollywood, për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të tjera të mëvonshme. “Do të takohem atje me producentë të njohur, me të cilët kam rënë në kontakt në momentin që shita këngën time ‘Natën’ për filmin ‘Let’s Be Cops’, i cili momentalisht është duke u shfaqur në kinematë amerikane. Do të përpiqem të hyj në treg atje”, tha Dreni për gazetën “Panorama”. Emri i kantautorit të njohur, Dren Abazi, renditet tashmë në titrat e filmit të ri hollivudian “Let’s Be Cops”, ku rolin kryesor e luan aktori amerikan, Andy Garcia. Produksioni i famshëm botëror i filmit “20th Century Fox” bleu disa muaj më parë të drejtat e shfrytëzimit të këngës “Natën”, si kolonë zanore për filmin “Let’s Be Cops”.

Për 29-vjeçarin nga Prishtina, ishte me të vërtetë diçka e pabesueshme marrja e lajmit se kënga “Natën” ishte përzgjedhur për këtë film, mes 100 këngëve konkurrente nga vendet e Ballkanit. Dreni ka treguar se për ta çuar për konkurrim këngën e tij deri në Hollywood, e kishte ndihmuar Inida Gjata (Zhaku), nëpërmjet lidhjeve që ka bashkëshorti i saj, producent muzike në Gjermani. “Natën”, edhe pse nuk ka qenë ndër më të dashurat e Drenit, duket se u është përshtatur producentëve të filmit më shumë me idenë. “20th Century Fox”, pas përzgjedhjes që bëri kompania “Visions from the Roof”, vendosi të blinte të drejtën e shfrytëzimit të kësaj kënge, që interpretohet nga vetë Dreni. Kjo është hera e parë që një këngë moderne shqiptare bëhet pjesë e një prej filmave hollivudianë. Le të shohim pas kësaj se si do të vazhdojë karriera e Dren Abazit në Amerikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here