Home Aktualitet Qellohet ma kallashnikov 45-vjecari, shkak nje konflikt pronesie

Qellohet ma kallashnikov 45-vjecari, shkak nje konflikt pronesie

340
0

policiaNjë konflikt pronësie është bërë shkak për plagosjen e një 45 vjeçari mëngjesin e sotëm në Tiranë, ndërsa autorët janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në rrugën “5 Maji”, ku i plagosur ka mbetur Dritan Jazenxhiu, 45 vjeç. Ai është qëlluar pranë dyqanit të tij, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja kallashnikovi.

Mësohet se Jazenxhiu u plagos me 1 plumb nga 16 që u qëlluan, ndërsa shkak për plagosjen mësohet të jetë një konflikt pronësie. Kjo pasi sipas policisë, i plagosuri ka një konflikt të hershëm pronësie me familjarët e tij. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq nga të dhënat e para hetimore mësohet se pas plagosjes, autorët janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes. Megjithatë forcat e policisë, kanë arritur t’i identifikojnë, dhe janë vënë në kërkim të tyre.

Previous articleJa skena ku Papa Françesku do te jape meshen me 21 shtator
Next articleDren Abazi, se shpejti ne Hollywood

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here