Kryeministri Rama ka nxjerrë sot foto të skenës ku Papa Françesku do të mbajë meshën e posaçme gjatë vizitës së tij në Shqipëri në 21 shtator.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale “facebook” dhe “twitter” Rama shkruan: “Skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do të japë meshën e posaçme dhe të shumëpritur”. Skena do të ngrihet në sheshin tashmë të rikonstruktuar “Nënë Tereza”.