Home Aktualitet Hani i Hotit, pike e perbashket kufitare

Hani i Hotit, pike e perbashket kufitare

368
0

1473092162haniihotitokShqipëria dhe Mali i Zi po bashkëpunojnë që edhe pika doganore e Hanit të Hotit, ashtu si ajo e Muriqanit  të jetë e përbashkët.

Ministri në detyrë i Transporteve, Edmond  Haxhinasto, homologu i tij, Ivan Brajoviç dhe Eurokomisionerja për Transportin, Violeta Bulc zhvilluan një takim në Han të Hotit.

Ministri Haxhinasto u shpreh se “takimi u organizua për të parë infrastrukturën e kësaj pike kalimi kufitar. Me komisioneren Bulc, tha ai, u diskutua për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në infrastrukturën e vendit dhe është vlerësuar progesi i deritanishëm i bërë nga Shqipëria”.

Eurokomisioneria Bulc tha se është arritur angazhimi politik dhe do të diskutohet për këtë çështje në një takim në Bruksel në tetor të këtij viti gjatë ndarjes së një fondi prej 40 milionë eurosh për lidhshmërinë në rajon.

Ministri malazez i Transportit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Shqipërinë dhe se projektet e përbashkëta të realizuar kanë dhënë efektet e veta.

Previous articleAdministrata, vleresimi bazuar ne ankesat e qytetareve
Next articleShtepite inteligjente te se ardhmes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here