Në Athinën e Lashtë, ku lindi demokracia, votuesit mblidheshin një herë në muaj në agorën e famshme athinase dhe u shprehnin qeverisësve drejtëpërdrejt opinionet e tyre. Kjo formë e drejtpërdrejtë e demokracisë nuk mund të zbatohet në kohët moderne të demokracisë përfaqësuese, për arsye të kuptueshme praktike. Gjithashtu, nuk është praktike që të zhvillohet çdo muaj referendum, për t’u dhënë votuesve mundësinë të shprehin periodikisht opinionet e tyre ndaj qeverisësve. Për këtë arsye, mediat në vendet demokratike kanë dhjetra vjet që i japin mundësi elektoratit t’i bëjë të njohura opinionet e tij nëpërmjet sondazheve periodike të opinionit.
Në Shqipëri, NEWS24 është e para medie që po e krijon këtë mundësi nëpërmjet sondazhit periodik BAROMETËR24, të cilin e mbikqyr unë statistikisht. Të martën në orën 20, u publikuan rezultatet e sondës së parë të këtij sondazhi periodik. Më poshtë vijojnë disa të dhëna teknike të sondazhit dhe mesazhet kryesore që mund të lexohen nga rezultatet e sondës së parë.
KAMPIONI:
1. 1200 votues aktivë urbanë, të përzgjedhur ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks
2. Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht
3. 96% e kampionit, pjesëmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit; 4% pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009
4. I njëjti kampion do të rianketohet periodikisht në 4 vjetët e ardhshme
MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR: Plus/Minus 2.8%.
Tabela 1: A mendoni se gjendja ekonomike e familjes tuaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Po 49 %
Jo 26%
Nuk e di 25%
Mesazhi kryesor: Më pak se gjysma e konsumatorëve urbanë janë optimistë për të ardhmen e afërt ekonomike të familjeve të tyre. Shenjë që parathotë se konsumi nuk do të rritet ndjeshëm së afërmi (konsumi përbën rreth 70% të Produktit të Brendshëm Bruto)
Tabela 2: A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?
Po 55%
Jo 28%
Nuk e di 17%
Mesazhi kryesor: Jo të gjithë votuesit urbanë që votuan për mazhorancën aktuale kanë besim se rrotacioni i pushtetit do të ndikojnë për mirë në ekonominë e vendit.
Tabela 3: A mendoni se rendi po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?
Po 60%
Jo 21%
Nuk e di 19%
Mesazhi kryesor: Përveç zgjedhësve që kanë votuar për mazhorancën aktuale, edhe disa të tjerë kanë perceptimin se Ministria e Brendshme po e merr në dorë situatën e rendit.
Tabela 4: A mendoni se Kryeministri Rama bëri mirë që publikoi fotot e ambjenteve të brendshme të institucioneve?
Po 40%
Jo 41%
Nuk e di 19%
Mesazhi kryesor: Vetëm 2/5 e votuesve aktivë urbanë dhe më pak se treçereku i atyre që votuan për koalicionin e majtë e kanë miratuar “fushatën e fotove” që zhvilloi Kryeministri Rama në dy javët e para të qeverisjes së tij.
Tabela 5: A mendoni se një pjesë e madhe e administratës shtetërore duhet rifreskuar?
Po 66%
Jo 24%
Nuk e di 10%
Mesazhi kryesor: Përveç zgjedhësve që kanë votuar për mazhorancën aktuale, edhe një pjese të zgjedhësve që votuan për koalicionin e djathtë u ka ardhur në majë të hundës nga administrata e vjetër.
Tabela 6: Opinioni për Kryeministrin Rama
Opinioni Relativisht Shumë Total
Pozitiv 20% 37% 57%
Negativ 7% 27% 34%
Asnjanës 9% – 9%
Mesazhi kryesor: Jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për Ramën. Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për PS-në kanë opinion të fortë pozitiv për të.
Tabela 7: Opinioni për ekipin ministror
Opinioni Relativisht Shumë Total
Pozitiv 31% 20% 51%
Negativ 10% 24% 34%
Asnjanës 15% – 15%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive për ekipin ministror (51%) është më e ulët se kuota që arriti mazhoranca në 23 qershor (58%) dhe ndjeshëm më poshtë se kuota pozitive që deklaroi Kryeministri Rama para 5 javësh (70%), bazuar në një sondazh të tij të brendshëm
Tabela 8: Opinioni për grupin parlamentar PS
Opinioni Relativisht Shumë Total
Pozitiv 20% 27% 47%
Negativ 6% 30% 36%
Asnjanës 17% – 17%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PS-së (47%) është më e lartë se kuota që arriti PS-ja në 23 qershor (42%). Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për këtë grup parlamentar.
Tabela 9: Opinioni për Kryeopozitarin Basha
Opinioni Relativisht Shumë Total
Pozitiv 11% 30% 41%
Negativ 10% 34% 44%
Asnjanës 15% – 15%
Mesazhi kryesor: Opinioni pozitiv për Bashën shtrihet përtej PD, në të gjithë elektoratin e koalicionit të djathtë. Gjithashtu, kuota e tij pozitive ka mundësi të rritet përtej sinorit të këtij koalicioni (në territorin asnjanës 15%), sepse vetëm 44% kanë opinion negativ për kryeopozitarin.
Tabela 10: Opinioni për grupin parlamentar PD
Opinioni Relativisht Shumë Total
Pozitiv 11% 18% 29%
Negativ 6% 45% 51%
Asnjanës 20% – 20%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Grupit Parlamentar të PD-së (29%) është edhe më e ulët se kuota që arriti PD-ja në 23 qershor (31%)…
Tabela 11: Opinioni për Kryeparlamentarin Meta
Opinioni Relativisht Shumë Total
Pozitiv 32% 12% 44%
Negativ 10% 29% 39%
Asnjanës 17% – 17%
Mesazhi kryesor: Kuota pozitive e Metës (44%) është më shumë se katërfishi i kuotës që arriti LSI-ja në 23 qershor (10%). Ndërkohë, më pak se 2/5 e votuesve aktivë urbanë kanë opinion negativ për të.
Tabela 12: Opinioni për grupin parlamentar LSI
Opinioni Relativisht Shumë Total
Pozitiv 26% 11% 37%
Negativ 8% 31% 39%
Asnjanës 24% – 24%
Mesazhi kryesor: Pothuaj i njëjtë me atë të rezultatit të Metës, por kuota pozitive e Grupit Parlamentar të LSI-së është diçka më pak se katërfishi i kuotës që arriti LSI-ja në 23 qershor (10%).