Home Udhetim Stambolli duke filluar nga 150 Euro

Stambolli duke filluar nga 150 Euro

1904
0

StambollMund te duket lire por eshte e vertete. Krijoni aventuren tuaj duke perdorur internetin dhe karten e debitit ose kreditit pasi mund te udhetoni shume me lire se nje prenotim ne nje agjensi turistike sidomos kur prenotoni 2-3 muaj me pare. Eshte nje proces shume i thjeshte, nuk te merr shume kohe, nuk ke nevoje te bredhesh neper agjensi te ndryshme.

Shembull konkret dhe qe ju keshilloj te prenotoni sa me shpejt eshte Stambolli. Per festat e Nentorit ofertat e agjensive turistike jane mbi 250 Euro/personi. Por neqoftese ne prenotojme drejtperdrejt nga faqet perkatese te udhetimeve dhe hoteleve mund te marrim nje cmim me te lire se agjensite.

Hapi 1. Prenoto per datat 29 Nentor – 02 Dhjetor me ane te Pegasus Airlines ( flypgs.com ) per nje cmim prej 90 Euro vajtje ardhje. Shpejtoni sepse me kalimit e diteve rriten edhe cmimet. Pegasus eshte nje linje arjore qe mund te perdoret per te vajtur edhe ne vende te tjera te Europes dhe me cmim te arsyeshem.

Hapi 2. Hotele ne Stamboll mund te prenotohen drejtpersedrejti nga interneti per 40 Euro nata per dhoma cift, pra 20 Euro personi. Nje nga faqet me te perdorura ne bote eshte booking.com dhe eshte shume e sigurt.

Hapi 3. Persa i perket guidave turistike krijoni vete itinerarin tuaj dhe shihni cfare doni sipas deshirave tuaja. Informacionin e nevojshem mund ta merrni nga interneti ku faqe te specializuara si tripadvisor.com te tregojne cfare aktivitetesh dhe vende mund te vizitoni.

Pra kosto totale per 3 nete ne Stamboll eshte 150 Euro/personi.

Kosto e transportit ne Stamboll nuk eshte shume e shtrenjte ( 3 Lira Turke = 1.1 Euro ) por mundohuni qe vendet qe do vizitoni te jene sa me afer me njeri-tjetrin ne menyre qe te beni sa me pak rruge me transport publik. Udhetim te mbare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here