Home Sport Brazil 2014, Bosnia shkon ne Boteror, Islanda ne Play-Off

Brazil 2014, Bosnia shkon ne Boteror, Islanda ne Play-Off

615
0

bosniaKualifikueset e kampionatit botëror të Brazilit kanë dhënë verdiktet përfundimtare. Kështu në grupin A, Belgjika shkon automatikisht në Brazil, pasi renditet në vendin e parë në grup duke mos e vendosur në diskutim kualifikimin me një plejadë të artë futbollistësh.

Ndërsa në vendin e dytë është renditur Kroacia, e cila do të presë play-off-in për të mësuar kundërshtarin. Në grupin B, Itali ka prerë biletën pa asnjë vështirësi këtë edicion, ndërsa në vendin e dytë është renditur Danimarka në një luftë të ashpër me Cekinë, e cila ishte një rivale e denjë deri në fund.

Në grupin C është Gjermania që kalon direkt, ndërsa në vendin e dytë është pozicionuar ekipi i Suedisë së Ibrës. Në grupin D pas ekipit të Holandës është renditur Rumania, duke lënë pas Hungarinë dhe Turqinë. Grupi përvec Holandës ka qenë i barabartë.

Në grupin E, surpriza ka qenë Islanda që ka lënë pas Slloveninë dhe Norvegjinë, ndërsa kalon e para Zvicra. Në grupin F, Rusisë i ka mjaftuar një pikë për të vulosur vendin e parë, teksa Portugalisë edhe fitorja e thellë me Luksemburgun nuk i ka bërë punë duke e lënë në  play-off.

Në grupin G është Bosnja që shkon për herë të parë në Brazil, ndërsa Greqia pret play-off. Ukraina fiton me tetë gola, por mbetet në play-off, pasi Runi dhe Gerrard kanë shënuar golat e fitores. Në grupin e fundit sikur ishte parashikuar, Spanja kalon direkt, ndërsa Franca pret shortin për play-off.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here