Home Rajoni Tensionohet situata ne Shkup. Vritet nje 19-vjecar maqedonas

Tensionohet situata ne Shkup. Vritet nje 19-vjecar maqedonas

752
0

shkuopSituate e tensionuar ne Shkup, qe prej ngjarjes se mbremshme, kur nje i ri maqedonas 19-vjecar u vra nga nje shqiptar. Pas ngjarjes, grupe protestuesisht u kane vene flaken pronave te shqiptareve ne kete zone, kryesisht dyqane.

Policia ka zbardhur identitetin e viktimës që siç bëhet e ditur është Angel.P, 18 vjeç nga kjo lagje, ndërsa vrasësi është Naser.E. Ngjarja tragjike ka ardhur për shkak të një biçiklete të vjedhur, ku pas një zënke Naser.E ka vrare me thike te riun.

Me pas ai është dorëzuar në polici dhe se ka pranuar vrasjen e të riut maqedonas. Por kjo vrasje ka tensionuar situatën në këtë komunë urbane në perëndim të Shkupit, që është në dalje të Sarajit për në Tetovë.

Banorë të kësaj zone të revoltuar kanë bllokuar mbrëmë rrugën dhe se pas orëve të vona të natës kanë djegur dhe shkaterruar disa dyqane dhe prona të banorëve lokal shqiptarë që jetojnë në këtë komunë, kryesisht në lagjen Nerez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here