Home Bota Austri, babai kishte 41 vite që përdhunonte 2 vajzat

Austri, babai kishte 41 vite që përdhunonte 2 vajzat

273
0

Një tjetër shtëpi horrori në Austri, një 80-vjeçar ka mbyllur në një dhomë dhe ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij, për 41 vite me radhë. Një rast ky shumë i ngjashëm me bashkëatëdhetarin e tij, Jozef Fritzel, i cili kishte mbyllur në bodrum për 24 vite rresht vajzën e tij Elizabetën, me të cilën kishte bërë dhe 7 fëmijë, njërin prej të cilëve e kishte vrarë.

Policia austriake konfirmoi sot, rastin në St. Peter Hart, provincë afër Branau, qytetit të lindjes së Hitlerit, afër kufirit me Gjermaninë.

Dy femrat ishin të sëmura mendore dhe babai i tyre i kishte mbyllur në një dhomë të madhe të shtëpisë. Ato nuk lejoheshin të dilnin në asnjë prej ambienteve të tjera. Izolimi për një periudhë 41 vjeçare, i ka lënë të dy gratë me trauma shumë të rënda mendore.

Mamaja e vajzave, i cila sipas policisë kishte vdekur tre vite më parë, dinte gjithçka për abuzimin por ishte shumë e frikësuar për të treguar. Ngjarja u zbulua pasi 80- vjeçari pësoi një aksident në shtëpinë e tij, ndërkohë që po përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të madhe 53 vjeç, vajza tjetër është 45 vjeç.

Pas përplasjes së kokës, babai mostër qëndroi dy ditë pa lëvizur, deri në momentin që një punonjëse sociale telefonoi në shtëpi dhe meqë askush nuk përgjigjej shkoi të bënte një kontroll. Policia deklaroi se gratë janë rrahur dhe abuzuar seksualisht që në vitin 1970. I ati i tyre ka abuzuar sistematikisht, duke i larguar edhe nga çdo kontakt me botën e jashtme.

Previous articleThanas Mustaqi: A do firmosë Shqipëria kundër ‘trafikantëve kosovarë’?
Next articleThaçi paralajmëron veprime të tjera në Veri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here