Home Kosova Thaçi paralajmëron veprime të tjera në Veri

Thaçi paralajmëron veprime të tjera në Veri

645
0

Kryeministri Hashim Thaçi thekson se qeveria e Kosovës vazhdon t’a mbajë të lartë shkallën e gjendjes së gatishmërisë në vend ndërkohë paralajmëron veprime të tjera në Veri.

Deklarata është bërë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Shefi i qeverisë së Kosovës nënvizoi se Këshilli i Sigurisë Nacionale, pas bllokadave dhe incidenteve në veri, kishte vendosur që të rritet gatishmëria e institucioneve të sigurisë.

“Këto institucione kanë autoritetin e plotë kushtetues edhe ligjor për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, para së gjithash, për vënien para organeve të drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkelur rendin kushtetues dhe ligjet e vendit. Dhe, pasi është në fuqi vendimi për nivelin e lartë të gatishmërisë së institucioneve të sigurisë, janë tani organet apo mekanizmat operativë që vendosin për çështjet operacionale në çdo kohë dhe e kanë mandatin e vendimit dhe vendimin që të veprojnë”,- u shpreh kryeministri i Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here