Home Politike Kuvend, ja si shahen deputet

Kuvend, ja si shahen deputet

578
0

kuvendi1Zbardhen replikat mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Fyerje e sharje në Kuvend, Sula-Ballës: Ta pres kokën.

Topalli: Do shkoni për lesh! Ruçi: Për lesh do ikni ju!

Parlamenti u përfshije dje në debate të ashpra midis deputetit të demokrat, Dashnor Sula dhe socialistit Taulant Balla. “Panorama” zbardh për lexuesit debatin e plotë, që nuk është dënuar në mikrofonat e Parlamentit, sherr që degradoi deri në fyerje personale dhe kërcënime midis deputetëve Sula dhe Balla. Ligjvënësit debatuan dhe në lidhje me bllokimin e KQZ-së dhe për koalicionin midis LSI-së dhe Partisë Socialiste. Topalli ka akuzuar socialistët se me koalicionin e ri, tashme korrupsioni dhe blloku i vjedhjeve mbeti në dorën e të majtës. Topalli ka ironizuar dhe për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirian Muho. “Tani me çfarë shoh unë, ndjesë pastë apo dritë pastë, Ilirian Muho, ju paskeni të tretat sot. Të tretat shkohen në shtëpi, jo në Parlament. Për t’i kja, për t’i ngushëllu”, tha Topalli.

Debati Sula-Balla
Taulant Balla: Është turp që në Kuvend një kryetare Kuvendi flet para qytetarëve me gjuhën që e dëgjuan të gjithë shqiptarët. Nëse nuk e keni dëgjuar, dëgjojeni sërish (hap videon nga celulari ku Topalli thotë: Shkoni për lesh edhe ju).
Jozefina Topalli: Ta vë unë, të mos kesh gajle ti
Taulant Balla: Besoj se je ftilluar, është momenti që të kërkosh ndjesë. E gjithë Shqipëria në fakt ka dëgjuar fjalët, por ka kuptuar qartë edhe kulturën që e karakterizon prej vitesh kryetaren e Kuvendit, fjalë të cilat u mundova t’i risjell këtu përmes një telefoni celular, sepse nuk ma lejon kultura ime dhe e familjes sime t’i them ato fjalë.
Jozefina Topalli: Ky ka ndjeshmëri të madhe…
Dashnor Sula: Ti çfarë nuk ke thënë, nuk ta lejoka kultura ty
Taulant Balla: Ti Dashi i gjelave, pusho ti, merrem edhe me ty po deshe!
Dashnor Sula: T’i tregoj mirë gjelat unë ty!
Taulant Balla: Servil i Jozefinës!
Dashnor Sula: Ta q… motrën, shkërdhatë m…Po je burrë, hajde dalim jashtë!
Erjon Braçe: Boll or tashi, ca është ky muhabet. Boll ore.
Taulant Balla: Mirë, mirë, se do të flasim bashkë.
Dashnor Sula: Kruaje, kruaje me mua se e shikon. Ta pres kokën, more vesh.
Ramiz Çoba: Dashi, boll tani!
Jozefina Topalli: Zoti Xhafaj, vazhdoni fjalën
Armando Prenga: Ku je ti këtu, çfarë e ke këtë fjalor. Hajde dalim bashkë jashtë, nëse je burrë
Dashnor Sula: Çfarë pune ke ti, s’e ka njeri me ty, e kam me atë tjetrin
Jozefina Topalli: Ulu Armando!
Taulant Balla: Mbaje mend, kaq po të të them
Jozefina Topalli: Mjaft, mjaft, uluni të dyja palët
Fatmir Xhafaj: Kolegut në të djathtë duhet t’i tërheqësh vëmendjen për fjalorin vulgar, më së paku. Më normale do të ishte ajo që bën zakonisht me opozitën, të mblidhje Byronë dhe ta përjashtoje për atë gjest të pahijshëm në këtë sallë. Edukata është individuale. Këtu nuk jemi mbledhur për betejë gjelash dhe për të ngritur pistoletën.

Debati Topalli-Klosi
Blendi Klosi: Edhe 65 ditë, 51 minuta dhe pesë sekonda kanë mbetur dhe qytetarët shqiptarë të shpëtojnë nga hilet e Sali Berishës.
Jozefina Topalli: Edhe të shkoni për lesh edhe ju!
Blendi Klosi: Çfarë tha, çfarë tha?
Gramoz Ruçi: Në cilin Parlament të Europës do të gjeje një kryetar Parlamenti t’i thotë opozitës që do ikni për lesh? Cila spikere e Europës demokratike do ta thoshte? Po ju do ikni për lesh, ju do ikni se në këtë vend drejtësia blihet. Do ikni sepse nuk ka pavarësi të institucioneve kushtetuese. Do ikni se s’ka votë të lirë. Po na prishni me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe ju na thoni që do ikni për lesh.

Debati Topalli-Balla për LSI
Taulant Balla: Zonja kryetare, ju personalisht dhe së bashku me Kryeministrin tuaj mbani patentën më negative të sjelljes së një maxhorance përkundrejt institucioneve të pavarura.
Jozefina Topalli: Janë duke kja humbjen e zgjedhjeve më parapara.
Taulant Balla: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, sepse shqiptarët janë lodhur nga kjo maxhorancë, e cila e ka ndërtuar punën e saj në katër patenta që s’kanë të bëjnë fare me Europën. Patenta e korrupsionit, patentën e vjedhjeve, ju keni vrarë.
Jozefina Topalli: Ti ke thënë që do të jepje dorëheqje se s’kishe tokë, po na shpjego pse nuk e dhe dorëheqjen.
Taulant Balla: Ti zonjë je nënkryetarja e një kryetari partie që ka vrarë.
Jozefina Topalli: Ore LSI-në e keni juve apo kush e ka… bllokun e keni ju, apo kush e ka?
Taulant Balla: Ke ngrenë dhe ti nga ai bllok, se ke marrë nja dy koncesione, bashkë me kompaninë “Curri”.
Jozefina Topalli: Po hajde një herë na i kallzo, hajde…se kjo më pëlqeka shumë
Taulant Balla: I ke marrë nja dy hidrocentrale ti.
Jozefina Topalli: Vetëm dy? Po mi numëro një herë mor ti djalë?
Taulant Balla: Pse ke marrë më shumë? I ke marrë shpirtin dhe Radio Shkodrës me atë pallatin që ke bërë në Shkodër.
Jozefina Topalli: Hee, me kallëzove pallatin. Hë forca, jepi prapë.
Taulant Balla: Ti zonjë ke dhe një patentë, nuk ka kryetar Parlamenti në Europë që të ketë shpenzuar vetëm për fluturime në BE 735 mijë euro. Ke harxhuar paratë e shqiptarëve në kohë krize.
Jozefina Topalli (duartroket): Taulant s’të kam marrë kurrkund me vete kudo që kam shkuar. Më je lut, ke kja, m’ke çu mesazh, aman maj më merr me vete maj. Aman maj me merr n’ato vizita që ti ban me taku kryetarët e parlamenteve dhe kryeministrave. Mas dere ke nejt, por nuk të marr mor asnjëherë me vete. As mandatin e ardhshëm nuk të të marr kurrkund me vete.
Erjon Braçe: Kam përshtypjen që ju zonja kryetare vini në Parlament pa i lexuar fare projektligjet, ose i lexon Luli për ty.
Jozefina Topalli: Tashti trishtimin tënd nuk e fut dot në rendin e ditës, dhimbja jote dhe humbja jote.
Erjon Braçe: Jam aq i trishtuar, sa modeli i flokëve të tua.
Jozefina Topalli: Tani me çfarë shoh unë, ndjesë pastë apo dritë pastë, Ilirian Muho, ju paskeni të tretat sot. Të tretat shkohen në shtëpi, jo në Parlament. Për t’i kja, për t’i ngushëllu.

Bejte për Topallin me poezinë për Enverin

Përgjigjet Topalli: Kush t’i jep faqet ty, do mbetesh pa fejuar.
Deputeti i PS: Jozefinë, na lër të të puthim në faqe.

Ilir Bejtja

Parlamenti dje, veç debatit, u shoqërua dhe me momente gazmore. Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Bejtja, i ka dedikuar një poezi kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, poezi e ngjashme me ato që i recitoheshin diktatorit Enver Hoxha nga nxënësit e shkollave. Përmbajtja e poezisë së lexuar në foltoren e Kuvendit nga deputeti socialist, ka në thelb të saj vjedhjen e anëtarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe turpin që sipas të majtëve u shkaktua me partnerët ndërkombëtarë. Në fund të poezisë, deputeti Bejtja e mbyll duke i thënë kryetares së Kuvendit “na lër të të puthim në faqe”. “Zonja Jozefinë, zonja Jozefinë. Me këtë që bën, KQZ-në që vjedh. Oh, sa na kënaqe, për gjithë këtë turp, që mbi shpinë na hedh. Të lutem na lër të të puthim në faqe”, recitoi dje në Parlament deputeti i Elbasanit. Por kjo poezi nuk është pritur mirë nga Topalli, e cila tha, e konsideroi krijimtarinë e socialistit si një budallallëk. “T’i meriton tamam një patentë të budallallëkut me këtë që bën more djalë. Po i pafejum tërë jetën ke me mbetë. Kush t’i jep faqet ty”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here