Mengjesi nis me aksidente ne vend. Nje person ka humbur jeten dhe nje tjeter ka mbetur e plagosur ne dy aksidente te ndryshme, njeri ne Fushe Kruje e tjetri ne Tirane.
Mengjesin e sotem nje 67- vjeçar u perplas per vdekje ne aksin Fushë Krujë- Tiranë. Riza Shkrana u godit nga një makinë, që u largua nga vendngjarja me shpejtësi.
Vetem pak kohe me pas, nje kembesore u perplas ne Tirane nga nje autobus.
Sipas policisë së Tiranës këmbësorja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe në ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia bën gjithashtu me dije se gruaja është përplasur nga autobusi i Unazës me targë TR 0714 U.