Home Shendetesi Lentet e kontaktit, si ti perdorim

Lentet e kontaktit, si ti perdorim

734
4

lentet-e-kontaktitJa një udhëzues i dobishëm për përdorimin e duhur të lenteve të kontaktit: Këshilla për përkujdesjen dhe shmangien e rreziqeve nga përdorimi i gabuar.

​​Me lentet e kontaktit nuk bëhet shaka! Përdorimi i pavend mund të shkaktojë dëme serioze për syrin, po ashtu edhe mungesa e pastërtisë apo mirëmbajtja jo e kujdesshme.
Për shembull, rreziku për Keratit Ulceroz rritet në rast të shkeljes së rregullave të higjienës dhe në rast të përdorimit të lenteve për një kohë më të gjatë se ajo e rekomanduar.

Këto janë 10 rregulla të arta për përdorimin e duhur të lenteve të kontaktit:

1. Para se të zgjidhni llojin e lenteve dhe ti blini, konsultohuni me mjekun okulist për tu siguruar për mungesën e kundër indikimeve, madje edhe në këtë rast nënshtrohuni periodikisht vizitave.

2. Përdorni lente kontakti sterile, jo më vonë se periudha e rekomanduar.

3. Në fund të periudhës së përdorimit të rekomanduar në paketë (të përditshme, dy javore, mujore, etj.), zëvendësoni lentet me një çift të ri.

4. Në raste skuqieje, djegie, ndjesi trupi të huaj në sy, lot të tepruar, shikim të paqartë apo probleme të tjera me shikimin, hiqni lentet tuaja menjëherë dhe konsultohuni me mjekun.

5. Nëse një substancë kimike bie në kontakt me sytë, shpëlajini menjëherë dhe kërkoni këshilla nga mjeku.

6. Konsultohuni me mjekun okulist edhe në qoftë se jeni duke marrë diuretikë, antihistaminikë, ulës të enjtjes,qetësues: këto kategori medikamentesh mund të shkaktojnë sy të thatë.

7. Shmangni ekspozimin ndaj avujve të dëmshme ose llakut për flokët, gjithashtu përpara se të vini lentet shmangni përdorimin e sapunëve që përmbajnë krem, kremrave të tjera ose vajrave kozmetike.

8. Sa herë që hiqni lentet përdorni solucione për lentet e kontaktit brenda skadence, asnjëherë mos përdorni ujë rubineti për ti pastruar. Gjithashtu kurrë mos i fusni lentet në gojë për ti lagur me pështymë!

9. Për përdorimin e lenteve të kontaktit gjatë aktiviteteve sportive, konsultohuni me mjekun. Megjithatë, shmangni përdorimin e tyre gjate larjes në plazh, në pishinë dhe dushe në vende publike.

10. Në rastin e ekspozimit ndaj rrezeve UV, gjithmonë vini syze dielli. Lentet e kontaktit me mbrojtje UV nuk zëvendësojnë syzet e diellit, sepse ato nuk e mbulojnë plotësisht tërë pjesën e përparme të syrit.

Previous articleBektashinjtë festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit
Next articleShqiperia mund Norvegjine me rrezultatin 0-1

4 COMMENTS

  1. Pershendetje! Kam vnu lentat kontakti qe dy dit mirpo po e kam shum problem me lexu se si mjegullaft po i kam shkronjat gjat leximit spo di a osht problemi tek lentat apo deri te adaptohet syri me to

  2. pershendetje…. Me ndodhi 1 problem me lentet dhe doja te dija neqoftese ishte dicka shqetesuese… Kur po vija lentet… ndjeva 1 bezdi te madhe.. dhe i hoqa menjeher. Syte me ishin skuqur dhe shikimi me ishte turbulluar pak… Dua te theksoj se afati i lenteve me kishte kaluar… Gjendja e syrit esht permirsuar pak por akoma nuk esht 100 %…. Si mund te me ndimoni me nje pergjigje ju lutem

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here