Home Sport Shqiperia mund Norvegjine me rrezultatin 0-1

Shqiperia mund Norvegjine me rrezultatin 0-1

684
0

salihi-shqiperiaNjë kryevepër e Hamdi Salihit, një Etrit Berisha i kthyer në hero, sidomos në fund të ndeshjes, një skuadër e disiplinuar taktikisht dhe që vuri zemrën në fushën e lojës, kanë bërë që të shpërthejë krenaria kuqezi në Oslo, por edhe kudo nëpër botë ku jetojnë shqiptarët.

Në mjedisin e acartë të këtij vendi nordik, ata 2 mijë tifozë shqiptarë nuk janë bërë pishman që kishin udhëtuar deri atje për t’i përkrahur beniaminët e tyre, sepse fitorja ka përligjur gjithcka. Ka kaluar cdolloj pritshmërie kombëtarja jonë, e cila është futur si kurrë më parë në vallen e skuadrave pretendente në grupin E, ndërkohë që jemi me pikë të barabarta me Islandën. Kjo e fundit triumfoi në fushën e Sllovenisë këtë të premte me rezultatin 2-1.

Pozicionohemi të tretët vetëm ngaqë e kemi humbur betejën me islandezët në fushën tonë, ndërkohë që oreksi i kombëtares sonë është tashmë i madh. Gjithcka ka ndodhur në një 90+4 minutësh dramatik, të zhvilluar në stadiumin “Ulevall”, ku Shqipëria “përplasi brirët” me Norvegjinë, duke fituar falë atij goli të jashtëzakonshëm të Hamdi Salihit.

Stadiumi “Ulevall”, Oslo
Kualifikuese për “Botërorin 2014″, grupi E
NORVEGJI-SHQIPERI 0-1
Golat: Salihi 67′

NORVEGJIA: R.Jarstein, Høgli, Forren, Hangeland, J.Riise, Søderlund, M.Henriksen, Nordtveit, R.Jenssen, Elyounoussi (King 62′), Moa. Trajner: E.Olsen
SHQIPERIA: E.Berisha, Dallku, Cana, Mavraj, Agolli, A.Lila, E.Bulku, Basha, Roshi, Salihi, Cani. Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: Kevin Blom, Rob Van De Ven, Dave Goossens (Hollandë)
Kartonë të verdhë: Forren 53′ / Roshi 43′

Pjesa e pare
Pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura, ndersa kuqezinjte qe sot mbajne nje fanelle te bardhe me vija te kuqe, bene nje paraqitje mjaft te mire.

Ky është ballafaqimi i tretë mes këtyre dy skuadrave, teksa i pari daton më 14 tetor 1998 dhe dilte në barazimin 2-2. Shqipëria e drejtuar nga Astrit Hafizi luante në transfertë dhe udhëhiqte 2-0 deri 9 minuta nga mbarimi i kohës së rregullt, me golat e bukur të Bushit dhe të Tares, por më pas vendasit do arrinin të barazonin “in extremis” me golat e Rekdal 81′ dhe Berg 87′. Sfida e kthimit u luajt më 5 qershor 1999 në Tiranë dhe do të fliste për norvegjezët në aspektin rezultativ, sepse do të na mundnin me shifrat 2-1. Goli i kuqezinjve mban firmën e Igli Tares, ndërsa për miqtë do të shënonin Iversen 3′ dhe Tore A.Flo 83′. Sonte po luhet në -10 gradë celsius, ndaj De Biazi ka paraqitur në fushë një Shqipëri me muskuj. Formacioni është ai që trajneri ka provuar edhe gjatë përgatitjeve në Durrës. Risia është Basha në mesfushë. Kosovari e nis si titullar, ndërkohë që rikthehet të luajë nga minuta e parë edhe Dallku. Me përfshirjen e këtij të fundit në formacion, Lila spostohet në mesfushë. De Biazi ka lënë këtë herë në stol mesfushorët Meha dhe Vila.

Problemi i fushës
Ndeshja Norvegji-Shqipëri po luhet në stadiumin “Ulleval”, i cili ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh. Mirëpo, në stërvitjen e djeshme të kuqezinjve u vu re se fusha nuk ishte në parametrat e duhur. Lojtarët u ankuan se terreni ishte shumë i fortë dhe mund të ndikojë direkt në ndonjë dëmtim. Kjo vjen si pasojë e temperaturave të ulëta që mbizotërojnë në Oslo të Norvegjisë.
Temperatura të ulëta
Në Oslo temperatura shënon -10 gradë celsius. Kjo pati efektin e vet te lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët kërkonin kohë për t’u ambientuar me klimën. Edhe sot gjatë zhvillimit të ndeshjes temperaturat shkojnë edhe më ulët se -10 gradë. Gjatë ditëve përpara ndeshjes, kuqezinjtë janë stërvitur në Durrës në një klimë ndryshe nga ajo në Oslo.
Bastet për sfidën
Norvegjia është superfavorite për ta fituar ndeshjen ndaj Shqipërisë. Të paktën kështu e shikojnë kompanitë e basteve, të cilat kanë vendosur një koeficient të ulët, vetëm 1.36 për fitoren e vendësve. Kurse për barazimin koeficienti është 4.75, një kuotë përgjithësisht e lartë, ndërsa fitorja e skuadrës sonë shihet si gati e pamundur, pasi koeficienti shkon deri në 8.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here