Home Aktualitet Zjarr në depozitat e naftës në Maminas, situata jashtë kontrollit

Zjarr në depozitat e naftës në Maminas, situata jashtë kontrollit

513
0

photoNjë zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme pranë depozitave të naftës në Maminas. Mësohet se flakët kanë përfshirë një depozitë nga gjashtë depozita tek ish-SMT. Situata bëhet më e rëndë kur mësohet se afër vatrës së zjarrit ka edhe banesa në një largësi rreth 700 metra.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke e nxjerrë situatën nga kontrolli. Në vendngjarje, sic raporton korespondentja Klodiana Haxhiaj ndodhen 5 zjarrfikëse të cilat nuk mund të ndërhyjnë nga afër pasi flakët janë njëintensiteti të lartë.

Mësohet gjithashtu se zjarrfikësit po evakuojnë njerëzit në banesat pranë vatrës së zjarrit në një perimetër rreth 1 km nga vendi ku ka rënë zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa drejt vendngjarjes mësohet se janë nisur forca të shumta zjarrfikëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here