Home Politike PD hap fushatën, Basha nga vëzhgues në kandidat

PD hap fushatën, Basha nga vëzhgues në kandidat

509
0

Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën në ditën kur 19 vite me parë erdhi në pushtet. Në një koncert festiv për rastin ndonëse ashtu si rivali Rama, kryeministri Berisha nuk përmendi emrin, në mënyrë metaforike ai zyrtarizoi Lulëzim Bashën për kryeqytetin. “Çiljeta dhe Elvana i ranë pikës me kandidatin që shpallën. Ne ecim drejt 8 majit, ecim drejt zgjedhjeve”, tha Berisha.

Ndërsa ministri Basha i cili hapi dhe koncertin e fushatës, kujtoi lidhjen 19 vjecare me demokratët, dikur si vëzhguesi 17 vjecar i zgjedhjeve të 22 marsit, tashmë si kandidati zyrtar i PD-së për kryeqytetin.

“Edhe pse pata privilegjin të jem ministër i Jashtëm kur u anëtarësua Shqipëria në NATO. Edhe pse me 50, nga qindra mijëra studentë shqiptarë hodhëm hapin e parë si qytetarë të lirë më 15 dhjetor 2010. Asgjë nuk ka lënë mbresa më të pashlyeshme, gjurmë më të thella tek unë Lulëzim Basha, se sa certifikimi i fitores së 22 marsit ’92, si vëzhgues 17-vjecar”, tha Lulëzim Basha.

Kryeministri e quajti 22 marsin, ditën kur me zgjedhje pluraliste PD erdhi në pushtet për të parë, si ditën e kthesës historike. Për këtë arsye ai garantoi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në 8 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here