Home Aktualitet Atentat ndaj Gjergj Bojaxhiut, i djegin makinat

Atentat ndaj Gjergj Bojaxhiut, i djegin makinat

797
0

bojaxhi-gjergjMëngjesi i së dielës për “demokratin” Gjergj Bojaxhi erdhi plot frikë: Dy makinat që kishte parkuar në oborr ishin shkrumbuar thuajse tërësisht.

Burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në vilën e Bojaxhinjve, në Farkë të Madhe, ndërsa ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, ka preferuar ta kalojë gjithçka në heshtje, duke kërkuar prej organeve kompetente mosnxjerrjen e informacionit.

Ajo se çka ndodhur në të vërtetë me mjetet, që në foto ngjasojnë si hekurat e një “Range Rover” dhe “Fiat”, por që markat mbeten të pakonfirmuara, ende mbetet e panjohur.

Ekspertët janë duke përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie apo shpërthim me tritol, nisur edhe nga dëshmitë e pronarit. Deklaratat e Gjergj Bojaxhiut në polici do të ndihmonin në përcaktimin e shkaqeve, por ai ka vendosur ta kalojë në heshtje.

HETIMET
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur me urdhër të strukturave kompetente policore dhe ato të prokurorisë për të përcaktuar më qartësisht atë ç’ka ndodhur, duke mbledhur fillimisht provat e mjaftueshme që do ta klasifikonin më pas edhe rëndësinë e ngjarjes, nisur nga kërcënimet e mëparshme, nëse ka pasur dhe pasojat e shpërthimit, si ato fizike, pra dëmtimi i mjeteve, ashtu edhe ato psikologjike, pasi imazhi i gjetjes së makinave të shkrumbuara rëndon në gjendjen emocionale të gjithkujt

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët bënë matjet, morën copëzat e nevojshme për analiza laboratorike dhe momentalisht ndodhen në fazën e ndarjes përfundimtare të ngjarjes si “krim kundër pasurisë së personit”, që në këtë rast trajtohet nga Antikrimet apo “akt terrosit” që do ta merrte sektori i Antiterrorit. Mungesa e deklaratave të Bojaxhiut si dhe ngutja për ta kaluar gjithçka në heshtje, nisur edhe nga frika apo pasiguria që shkakton një ngjarje e tillë, kanë bërë që zbardhja e shpëthimit të 2 mjeteve, të vështirësohet së tepërmi.

EKSPERTIZA
Dërgimi i 2 skeleteve të mjeteve pranë Laboratorit Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, do të mundësonte jo vetëm përcaktimin e shkaqeve të djegjeve të këtyre mjeteve, por edhe gjetjen e elementëve të tjerë plotësues që do të përbënin prova kryesore dhe të pakundërshtueshme në lidhje me ngjarjen. Ajo ç’ka është e sigurtë është fakti se makinat s’janë djegur nga shkaqe teknike, nisur edhe nga dëmtimet e konsiderueshme.

INCIDENTET E MËPARSHME ME SHTËPINË DHE MAKINAT
Pak vite më parë është kapur në flagrancë hajduti, duke vjedhur shtëpinë e drejtorit të KESH, Gjergj Bojaxhi dhe babait të tij Aleksandër Bojaxhi.

Në pranga ra Demir Mema, 23 vjeç, nga Tirana, teksa ngjarja ndodhi në fshatin Farkë e Madhe, në banesën e Aleksandër Bojaxhiut dhe djalit të tij, Gjergj Bojaxhi. Dy vilat e reja 2-katëshe sapo kishin nisur të ndërtoheshin në Farkë të Madhe.

Të dyja këto vila sipas burimeve policore, ishin pronë e familjes, Bojaxhi. Njëra e kreut të KESH dhe tjetra e babait të tij, Aleksandër Bojaxhi, 65 vjeç. Ndërkaq, Gjergj Bojaxhiut i është grabitur edhe makina e tij, pak vite më parë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku Bojaxhi ka denoncuar grabitjen e mjetit të tij. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tiran-atentat-gjergj-bojaxhiut-i-djegin-makinat-n–oborr-t–vil-s-196994.html#sthash.T31MMIj4.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here