Home Aktualitet 21 Janari, Rama: Drejtësia të bëjë drejtësi

21 Janari, Rama: Drejtësia të bëjë drejtësi

636
0

rama-21-janariTre vjet nga 21 janari i protestës së madhe e gjen këtë herë PS-në në qeverisje. Por ashtu si edhe në dy vitet e kaluara, kjo datë dhe 4 protestuesit e vrarë janë kujtuar po njësoj. Lule, muzikë funebre dhe një mesazh nga kreu i PS-së, njëherësh edhe kryeministër i vendit…

Përpara familjarëve të viktimave, shefi i qeverisë theksoi vendosmërinë për të bërë drejtësi për 21 janarin, duke thënë se “do të luftohet me çdo mjet ligjor që drejtësia të bëjë drejtësi”. Sipas Ramës, populli nuk është më peng i pushtetit, sepse pushteti është kthyer në duart e popullit.

“Ky bulevard nuk është më rruga e ndarjes mes pushtetit që të merr shpirtin, bukën e gojës dhe qytetarëve që ecin, tubojnë, protestojnë. Populli s’është më peng. Sot Shqipëria as rrezikon më të kthehet aty ku ishte në 21 janarin e 3 viteve më parë, as të rrijë në vend. Sot pushteti është kthyer në duart e popullit dhe qeveria është në krye të përpjekjeve të popullit për Shqipërinë evropiane”,- deklaroi kryeministri.

Sipas Ramës, “21 janari ishte një pushkatim pa gjyq në mes të popullit, e ndonëse shumë gjëra sot kanë ndryshuar nga ai 21 janar, e vetmja që nuk ka ndryshuar është ferri i drejtësisë”.

“Shumë gjera kanë ndryshuar, kur shqiptarët e mbushur me dëshpërim dolën në bulevard për një rrënim që nuk e kishin dëshiruar. Por me e rënda, e më fyesja që nuk ka ndryshuar për Shqipërinë në mes të Evropës është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë, ku përvëlohen të varfrit të dobëtit, të pambrojturit, ferri ku përpëliten nënat që kërkojnë hakun e djemve të vrarë, fëmijët që shohin të lirohen kriminelët që çuan baballarët në dhe’. Ferri ku treten shpresat e shqiptarëve për barazi para ligjit e përqeshet një Shqipëri e tërë, mes ligjeve të shkruara dhe ligjësive të imponuara nga një pushtet drejtësie që tërë bota e sheh kërcënim antidemokratik për vendin, koha nuk pret, por shqiptarët nuk kanë më durim. Reforma e drejtësisë është imperativi i kohës, vendosja e saj në binarët e ligjit është ultimatumi i popullit sovran. Shqiptarët e kërkojnë me ngulm”,- tha Rama.

Më pas, i shoqëruar nga familjarë të viktimave, mes reshjeve të shiut, kryeministri Rama me lule në dorë ka dalë nga zyra e tij dhe është drejtuar drejt vendeve ku u vranë protestuesit 3 vjet më parë, ku në nderim të tyre janë vendosur në bulevard, 4 pllaka bronzi.

4 pllakat janë imitim i shtresës së bulevardit, pa ndonjë mbishkrim, por që u ideuan nga një grup artistësh shqiptarë e të huaj, me nismën e kryeministrit Edi Rama.

ALEATE TE PS-se NE CEREMONINE PERKUJTIMORE Tre vjet nga %u201C21 Janari%u201D, Rama: Luftë me çdo mjet ligjor që drejtësia të bëjë drejtësi
Ora: 11:36 – Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore kanë qenë edhe ministrat e qeverisë dhe aleatë të PS-së, të cilët janë bërë pjesë e kortezhit të njerëzve që kanë vendosur karafila të kuq, pranë fotografive të viktimave, të vendosura mbi pllakat përkujtimore prej bronzi, të bëra njësh me bulevardin.

LULE MBI PLLAKAT E BRONZIT NË BULEVARD
Ora 11:31 – I shoqëruar nga familjarë të viktimave, mes reshjeve të shiut kryeministri Rama me lule në dorë ka dalë nga zyra e tij dhe është drejtuar drejt vendeve ku u vranë protestuesit 3 vjet më parë, ku në nderim të tyre janë vendosur në bulevard 4 pllaka bronzi.
4 pllakat janë imitim i shtresës së bulevardit, pa ndonjë mbishkrim, por që u ideuan nga një grup artistësh shqiptarë e të huaj, me nismë të kryeministrit Edi Rama.

NJË GRUP PROTESTUESISH PËRPLASEN ME POLICINË 21 JANARI PROTESTUES PERLESHEN ME POLICINE
Ora 11:00 – Një grup protestuesish janë grumbulluar përpara piramidës, pak para nisjes së ceremonisë zyrtare që pritet të zhvillohet para Kryeministrisë, në përkujtim të viktimave të 21 janarit. Ata u përplasën me policinë, e cila shoqëroi dy prej tyre, me pretendimin se protesta ishte organizuar pa leje.

“Jemi këtu për të përkujtuar ngjarjen e 21 janarit, ishim 10 veta shumë paqësorë. Jemi për tu solidarizuar me të varfërit, jemi të gjithë kokëpalarë”,- u shpreh njëri nga protestuesit.

VASILI: LSI E PRANISHME NE CEREMONINE PERKUJTIMORE
Ora: 07:00 – Socialistët janë lajmëruar për t’u grumbulluar përpara Kryeministrisë rreth orës 11:00. Por këtë herë bashkë me ta do të jenë në bulevard edhe aleatët e qeverisë, deputetë dhe drejtues të LSI-së. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka konfirmoi për “Gazeta Shqiptare”, se do të jenë sot në homazhe. Por, i pranishëm nuk do të jetë kryetari i kësaj partie, e njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, i cili është në Francë, për të marrë pjesë në punimet e Sesionit VII të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille.

Nuk dihet në fakt si do ta presin këtë homazh nga ana e përfaqësuesve të LSI-së, vetë familjet e 4 viktimave; Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika. Kontaktet e kryeministrit me familjarët e 4 viktimave kanë qenë të herëpashershme, në fakt. Së fundmi ai ishte në dy prej familjeve, atë të Aleks Nikës dhe të Hekuran Dedës.

Sipas axhendës së vendosur, njerëzit do të grumbullohen në qendër, aty para Kryeministrisë dhe nën tingujt e muzikës funebre e me lule do të nderojnë të rënët. Kryeministri Edi Rama do të ketë një mesazh për këtë ditë, ndërkohë që pritet të ketë edhe vizita në familjet e 4 protestuesve të vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here