Home Aktualitet Ja si u arratisen 7 te denuarit

Ja si u arratisen 7 te denuarit

551
0

arratisurDëshmitë e punonjësve të burgut zbardhin edhe skemën e arratisjes së 7 të dënuarve nga Burgu i Drenovës, një akt i kaluar pa shumë vështirësi nga emrat e njohur të krimit. Sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive të bashkëpunëtorëve të Tafilit, mësohet se të burgosurit kanë pasur armë në qeli, të cilat i janë futur atyre përmes një frigoriferi dhe janë montuar në pjesën anësore të tij. Ndërkohë që, tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë kanë pohuar se prej muajsh jetonin në Korçë, ku kishin marrë një shtëpi me qira, në përpjekje të hartimit të planit të arratisjes.

SKEMA
Në të gjitha burgjet e sigurisë së lartë, nga qelia deri jashtë i ndajnë 6 sesione, pra 6 dyer të kyçura. Admir Tafili, që sipas dëshmive konsiderohet dhe si truri i arratisjes spektakolare, i ka vënë një prej gardianëve pistoletën në kokë e më pas e ka detyruar të hapë edhe dyert e tjera deri te korridori-tunel, i cili lidh portën e jashtme me ambientet e ndryshme të burgut. Të arratisurit kanë zgjedhur pikërisht këtë korridor-tunel, i cili përdoret për të mos u pikasur lëvizjet e hyrje-daljeve në burg, dhe kanë shmangur oborrin, pikërisht për të mos rënë në sy të rojeve. Gardianët e burgut kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë nga të arratisurit dhe pikërisht në korridorin-tunel ata kanë bërë të mundur edhe çarmatosjen e disa gardianëve, duke i marrë edhe armët e zjarrit të tipit automatik, duke i mbyllur tre gardianë në këtë hapësirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here