Home Shendetesi Nderhyrjet kirurgjikale ne pjeset imitime

Nderhyrjet kirurgjikale ne pjeset imitime

670
0

Nude woman with plastic surgery markings on buttocks and breast, side view, croppedNe rritje kirurgjia plastike gjenitale, nje mode qe i pelqen meshkujve dhe femrave europiane te te gjitha moshave dhe klasave sociale.

Qe prej disa vitesh kufijte e kirurgjise plastike kane zbritur drejt intimes, me nderhyrje gjithmone e ne rritje. Vetem ne Milano behen 200 nderhyrje ne vit dhe ritimi i rritjes eshte 20-30%. Nje mode qe po perfshin gjithmone e me shume edhe meshkujt edhe pse kerkesat e femrave perfaqesojne 65%: Ajo kerkon vecanerisht riperteritjen e buzeve te vogla dhe te medha te vagines, ndersa meshkujt rritjen e permasave anatomike.

Teknikat e perdorura jane te ndryshme. Nderhyrjet tek femrat varjojne nga injeksionet e kolagjenit ne piken G, tek ato te acidit jaluronik per te riperterire dhe per ti dhene volum buzeve te medha te shenjuara nga mosha, ndersa lazeri dhe bisturia mund te perdoren per te trajtuar hipertrofite(permasa te zmadhuara) e buzeve, per ristrukturimin e indeve te rena per arsye te moshes ose per shkak te lindjeve dhe per te ridisenjuar kanalin vaginal.

Ndersa per meshkujt jane ne rritje injektimet e acidit ialuroik qe rrisin permasat dhe,si efekt anesor i pelqyeshem,reduktojne ndjeshmerine,duke zgjatur keshtu kohen e te berit dashuri.

Ndryshe nga cfare mund te mendohet,kirurgjia plastike gjenitale nuk lidhet vetem me moshat e medha. Kerkohet nga te rinjte me difekte te lindura, nga 30 vjecaret qe jane bere nena, qe duan te riparojne demet e nje apo me shume lindjeve, deri tek moshat me te medha qe duan te rizbulojne nje rini te dyte. Jane te larmishme dhe klasat sociale qe zgjedhin ti nenshtrohen ketyre nderhyrjeve: nuk mungojne rastet e atyre qe kerkojne kredi per te perballuar nderhyrjet intime.

Nje sukses qe shpjegohet me rolin, edhe psikologjik, te intimitetit vetiak: Nganjehere nje korrektim i vogel mund te zhduke nje difekt te madh ose te ule veshtiresite psikologjike te nje personi, shpjegon Gianfranco Bernabei, specialist ne kirurgji plastike dhe estetike dhe president i Arpleg(Shoqata europiane e riperteritjes kirurgjikale plastike dhe estetikes gjenitale)

Megjithate ka nje “por”: Sot personat e rioperuar per te eliminuar demet e nje nderhyrje te shkuar keq jane rritur me 400-500% , duke kaluar nga 1.5% te rasteve disa vite me pare ne 5-6%”-denoncon Bernabei. Kjo eshte shenje qe tregon se ka akoma shume per te bere per te perhapur sic duhet keto teknika dhe per te garantuar nje numer te pershtatshem kemishash te bardha te specializuara dhe,te afta te bejne ne perfeksion “ristilimin’’ intim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here