Esida, vajza 25-vjeçare nga Cërriku e cila ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother 7”, ka deklaruar një të vërtetë personale që në javën e parë të këtij “reality show”, që transmetohet në “Top Channel”. Duke qenë se Esida është një nga femrat që kanë hyrë vetëm në lojë, pra jo çift si banorët e tjerë, kanë nisur diskutimet për këtë çështje mes banorëve. Esida u ka shpjeguar atyre se mund të jenë të ndryshme arsyet pse ajo dhe dy vajzat e tjera nuk janë çift në këtë lojë. “E para, ndonjëra nga ne këtu mund të ketë të dashurin ose burrin xheloz ose mund të jetë lesbike. Unë jam në rolin e femrës që jam lesbike”, ka deklaruar ajo. Ndërhyrjes së Rigelsit se atyre thjesht nuk ua ka varur ndonjë nga djemtë ndaj janë “single”, Esida e ka kundërshtuar, duke deklaruar se ajo e dinte që në lojë do të hynte e vetme.
Esida ka këmbëngulur: “Jam me të vërtetë lesbike dhe këtë fakt mund ta tregoj dhe prova”. Kjo deklaratë e saj është diskutuar në vazhdim nga banorët, edhe pse në netët e tjera Esida ka zgjedhur të flejë me Eraldin. Po kush është Esida në jetën e saj jashtë “Big Brother”? Në klipin e saj prezantues ka pohuar se është shumë ambicioze në jetë, dhe për t’u bërë pjesë e “Big Brother” ka tentuar disa vite me radhë.
Ajo jeton bashkë me motrën e saj gjimnaziste në Tiranë larg prindërve, të cilët vazhdojnë të jetojnë në Cërrik. Shkollën e mesme e ka kryer në Cërrik, ndërsa të lartën në Tiranë për Kimi Ushqimore dhe më pas për Juridik. Ka punuar për disa muaj si asistente avokate dhe është shumë e dhënë pas estetikës. Ka një lidhje shumë të fortë me familjen e saj, sidomos me babain. Ajo ka pohuar se ka aftësi shumë të mira komunikuese dhe se ka natyrë që krijon shumë miq. Është natyrë ambicioze dhe në gjendje që të demaskojë këdo që nuk i ofron miqësi të pastër. Natyra e saj e pabindur është bërë shkak që shpeshherë të ndihet e pavendosur, por pavarësisht kësaj, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, të paktën një vendim ka qenë i palëkundur tek Esida, të cilin e rithekson, pra që të ishte me çdo kusht pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania”. Le të shohim se çfarë do të rrëfejë për historitë e saj me femrat në javët në vazhdim.
je koti fare je idjoteeeeeeeeeeee
je koyi fare