Home Politike Kuvend: Seanca e sotme e mbushur me tensione dhe sharje

Kuvend: Seanca e sotme e mbushur me tensione dhe sharje

629
0

Seanca e sotme e paradites në Parlament ka qënë e mbushur me debat dhe tension. Të përballur për herë të parë, opozita dhe mazhoranca që pas ngjarjeve të 21 Janarit, përfaqësues të grupeve parlamentarë nuk kanë kursyer akuzat të njëpasnjëshme në adresë të njëri-tjetrit, duke patur si kryefjalë vrasjet e 4 personave më 21 Janar. I pari ishte Ruci që në emër të PS kërkoi që drejtësia të mos vonojë për 4 vrasjet duke i bërë thirrje Berishës të ndërpresë komisionet hetimore dhe tja lërë në dorë Prokurorisë zbardhjen e ngjarjeve. Duke hequr cdo përgjegjësi nga opozita, Ruci theksoi se pucet janë imagjinatë e një “burreci” dhe duke e akuzuar si vrasës, Berishën, Ruci vlerësoi se do vijë dita kur Berisha do ti dorëzohet drejtësisë.
Por, edhe pse më e shkurtër se fjala e Rucit, me tone të ashpra ka qënë dhe fjala e Patozit, që në emër të PD, akuzoi PS se po shpërdoron vdekjen e 4 qytetarëve.

RUCI. CFARE SEANCE E TURPSHME, PENGUAT FJALEN E OPOZITES. PS LARGOHET NGA SALLA
Ora 12:10-Pas disa minutave tension kreu i grupit te PS, Gramos Ruci mori fjalen dhe akuzoi se seanca e sotme ishte nje turp pasi opozites iu mohua e drejta e fjales.”Ju deshmuat sot se jeni bashkepunetore te 21 Janarit”, tha Ruci. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli replikoi duke u pergjigjur se opiozita sot dogji 40 minuta qe kishte ne dispozicion. Pas kesaj Topalli vijoi me votimin e nje projektligji qe ishte ne axhende. Por, deputetet e PS bojkotuan punimet duke u larguar nga salla e Kuvendit.

RINIS MES TENSIONESH SEANCA PARLAMENTARE
Ora 12:00-Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka tentuar te vazhdoje seancen parlamentare dhe i ka dhene te drejten e fjales Ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, por deputete te opozites vazhdojne te qendrojne para foltores se Kuvendit. Nderkohe nje grup gardistësh jane te vendosur para podiumit te ministrave, duke ndare deputetet PS dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Imami deklaroi se “kjo tregon qarte skenarin qe ka ne mend PS, por kete Parlament nuk e dhunoni dot” tha ai.

SHERR PALOKA-STERKAJ, NDERPRITET SEANCA E KUVENDIT
Ora 11:35-Kryetarja e Parlamentit tentoi qe te vijoje seancen e Kuvendit pas thirrjeve te njepasnjeshme qe u ka bere deputeteve te opizites te ulen ne vendet e tyre, por pas fjales se Ministrit Olldashin qe akuzoi opoziten si fajtore te vetme te ngjarjeve te 21 Janarit, fjalen e mori deputeti Edi Paloka. Deputete te PS u perpoqen te ndalojne fjalen e Palokes qe mes te tjerash shau “pusht” Paulin Sterkajn qe qendronte prane tij. Sterkaj terhoqi mikrofonin e Palokes qe do te fliste nga vendi, pasi foltorja ishte zene nga truprojat e Kuvendit dhe deputete te PS. Debati mes Sterkaj deh Palokes pati dhe pak caste konfrontim fizik. Mjaftoi kaq qe kryetarja e parlamentit te nderprese seancen parlamentare.

OLLDASHI: OPOZITA ORKESTROI 21 JANARIN
ORA 11: 20 Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, deklaroi se 21 janari ishte një tentativë e pastër grushti shteti, por ajo dështoi jo për moralin e PS-së, por falë profesionalizmit të forcave të Policisë së Shtetit e Gardës së Republikës. “Opozita orkestroi 21 janarin dhe kjo është një fatkeqësi për vendin, pasi vendi ka nevojë për opozitën”, deklaroi Olldashi, i cili akuzoi opozitën si shkaktare e dhunës së ushtruar me 21 janar, duke thënë se ajo nuk i doli para turmës për t’a qetësuar, por u fsheh pas makinave që digjeshin nga turma. Problemi i vetëm me qeverinë, sipas Olldashit, është se në 6 vjet Shqipëria është bërë një vend i njohur për luftën kundër korrupsionit apo zhvillimin ekonomik dhe i cilësoi këto arritje, “si arsyeja se pse opozita sulmon qeverinë”.
Ai akuzoi opozitën për mosdenoncimin e kryetarit të saj, si lideri më i korruptuar për lejet e ndërtimit prej 1 milion eurosh apo edhe afera të tjera të pista e lidhje me krimin.
“Ka prova e akuza per implikimin e kryetarit në punë të pista e lidhje me krimin. Asnjë nga ju nuk u ngrit për të denoncuar lidhjet kriminale të kryetarit tuaj”, tha Olldashi. Fjala e ministrit të PPT-së u shoqërua me protesta të deputetëve të opozitës, të cilët qëndronin në këmbë gjatë gjithë kohës.

TENSION NE KUVEND
Ora 11:00-Pas fjales se kreut te grupit parlamentar te PD, Astrit Patori, deputete te opoziotes kane kerkuar te drejten e replikes duke sjelle nje situate kaosi ne Kuvend. te cuar ne kembe para foltores ku mbahen fjalimet ata jane perpjekur qe te mos vazhdoje Ministri Sokoll Olldashi me fjalen e tij. Por, kreu i grupit te PS, Ruci kerkoi qe ne seance ku po diskutohet nje ngjarje kaq e madhe sipas tij, duhet te ishin prezente kryeminsitri Sali Berisha dhe Minsitri i Brendshem,Lulzim Basha

PATOZI: 21 JANARI SKENAR OGURZI PER TE MOS ZHVILLUAR ZGJEDHJET
Ora 10:50 Kryetari i Grupit PD-së Astrit Patozi akuzoi se trazirat e 21 janarit ishte “skenar ogurzi i Ramës që të mos zhvillohen zgjedhjet e 8 majit. Në replikë me kreun e grupit PS-së Gramoz Ruci, Patozi deklaroi nga foltorja se Edi Rama është përgjegjës për viktimat e 21 janarit, por ai nuk do të mundet dot kurrë të përmbysë rendin kushtetues përmes dhunës.
Duke folur për ngjarjet e 21 janarit, që janë vënë në qendër të zhvillimeve të seancës së sotme plenare, kryetari i grupit demokrat akuzoi opozitën si organizatore të grushtit të shtetit.
“Tre javë pas këtyre ngjarjeve opozita nuk po shfaq asnjë shenjë reflektimi ndaj dhunës kundër institucioneve. Përfaqësuesit e saj duhet të ishin të parët në komisionin hetimor për 21 janarin, për të gjetur përgjegjësit e kësaj tragjedie”, tha Patozi.

“Një forcë politike, që mendon se nuk është përpjekur të marrë pushtetin me dhunë do vinte në parlament të mbronte.. Mungesa e PS ishte marrja përsipër e sulmit 5 orë kundër qeverisë legjitime.”
Patozi akuzoi opozitën si organizatore e 21 janarit dhe demnostruesit i quajti “
“Një bandë dëlinkuentësh, kriminelësh që qëllonin me cdo gjë për të shtënë në dorë institucionin dhe rendin kushtetues.”
Patozi akuzoi Ramën si “Kryofruesi e organizatori i kasaphanës. Është përgjegjës dhe organizator i vrasjeve, plagosjes së gardistëve, e policëve”.
Sipas Patozit “Edi Rama luajti me jetën e tyre dhe më pas luajti me vdekjen… coi viktimët në mes të një dhune që e kishte organizaur vetë”.
“Edi Rasma kërkonte të kthente një republikë tjetër që kishte fytyrën e banditëve që rrethuan kryeministrinë”- tha Patozi.
Kreu i grupit PD akuzoi më tej Ramën për shtyrje të zgjedhjeve të 2007, tentoi të dështonte dhe zgjedhjet e 28 qershorit ndërsa në rastin e zgjedhjeve të 8 majit, “skenari ishte i frikëshëm”.
Duke iu referuar Rucit, Patozi tha “Karrierën politike e keni lidhur me dy data të zezas. E keni nisur me masakren e dy prillit, dhe po e mbyllni me grushtin e shtetit 2011”

KUVEND, RUCI: BERISHA NJE BURREC, VRAU 4 QYTETARË E PRET DREJTËSIA
Ora 10:30- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi mbajti sot ne Kuvend nje fjale te gjate ku ka akuzuar sërish qeverinë për vrasjen e 4 demonstruesve të 21 janarit.
Në fjalën e tij Ruçi duke akuzuar kryeministrin Berisha se ai ka ardhur vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit i kërkoi atij të deklarojë publikisht se kush është fajtori i vërtetë. “Dil publikisht dhe thuaj pse i vrave 4 shqiptarët e pafajshëm. Thuaj kush e dha urdhrin për të qëlluar? Kush dha urdhër të qëllohet me plumba ku kërcënimi mbi godinë ishte zero? Ndërsa po dole të thuash se i vrau Edi Rama atëherë ke pranuar automatikisht se je fajtori” theksoi Ruçi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i kërkoi Kryeministrit Berisha të mbyllë Komisionin Hetimor Parlamentar në mënyrë që të lejojë institucionet e pavarura të hetojnë mbi vrasjen e 4 personave në demonstratën e 21 janarit.
“Komisioni hetimor është një karagjozllëk por i rrezikshëm pasi kërkon të kthehet në një gjyq partiak që këkon të ndëshkojë çdo gjë. Ky komision është turpi i demokracisë, parlamentarizmit dhe shtetit të së drejtës. Ky komision ka ndezur këmbanat e alarmit edhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë” theksoi më tej Ruçi.

“Ju bëj thirrje t`i jepni fund atij komisioni të turpshëm hetimor. Lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Respektoni institucionet e pavarura si presidenti, prokurorinë e përgjithshme, shërbimin informativ shtetëror, median dhe opozitën. Ktheji mbrapsht ushtarët e tu në komision. Lëre ligjin të veprojë, aty i ke faktet për vrasjet e qytetarëve sipas urdhrave të tua. Bëhu burrë dhe shko vetë përpara drejtësisë” theksoi Ruçi.

“Zoti Berisha, këtë vend e keni cuar në buzë të greminës, jeni kthyer në diktator, fashist. Por ju bëj thirrje, dorëzohu! Dorëzo gardistët që qëlluan dhe vranë ata 4 bij nënash, policët që rrahën qytetarët. Jepi fund Komisionit hetimor që e ke ngritur si gjyq ushtarak. Jepi fund dhunës ndaj institucioneve, prokurorisë, presidencës, SHISH, Gjykatave para se të jetë shumë vonë”.

Kreu i grupit parlamentar të PS deklaroi se demonstruesit që u vranë nuk ishin banditë sic i quajti kryeminsitri , por 4 bij nënash.
“Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj ishin 4 bij nënash dhe 4 shqiptarë që mëngjesin e 21 janarit që iu bashkuan revoltës popullore ndaj një pushteti të egër që të vjedh pasurinë, por që të vret nëse guxon të protestosh”.
Ruci tha se drejtësia do të vihet në vend me cdo kusht.
“Në emër të cdo qytetari të ndershëm të këtij vendi ju premtoj se kjo tokë nuk do gjejë paqe kurrë se dora që vrau ata të gjendet, që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar, dhe të përballen para ligjit”.

Ndërsa në fjalën drejtuar gardistëve, Ruci u shpreh se ata u përdorën nga një pushtet që tenton me cdo kusht të ruajë perandorinë e pasurive.
“Në nderuar gardistë që jeni plagosur, ju uroj shërim të shpejtë, dhe ju që ishit në detyrë. Më lejoni tju them si shqiptar se nuk jeni viktima të një grushti shteti si ato që ka në mendje Saliu, jeni viktima të pafajshme të një pushteti që do të mbajë me kusht pasuritë që ka vënë në sajë të korrupsionit, të ruajnë perandorinë e madhe të korrupsionit, që përdor djersën tuaj për të mbajtur atë pushtet”.

Kurse drejtuar deputetëve të mazhorancës Ruci tha se mund të mbrojnë interesat e tyre, porse drejtësisë së historisë nuk mund ti shpëtojnë kurrë.
“Ju qe para interesave të Shqipërise zgjidhni interesat tuaja te ngushta, hesapet me drejtesinë dhe mund t’i lani, por hesapet me historine nuk mund t’i lani kurre. Ndaj lëvizni sa jeni në kohë të lehtësoni para publikut atë që keni peng në të kundërt, gjyqi i historisë nuk mund t’ua falë kurrë”.

Nga ana tjetër Ruçi mohoi çdo akuzë për puç apo grusht shteti nga ana e opozitës. Sipas tij, kjo erdhi pasi Kryeministri Berisha nuk dëgjoi asnjë nga kërkesat e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. “Demonstra e 21 janarit nuk është puç apo grusht shteti po ajo që po bën ti duke penguar drejtësinë është grusht brenda shtetit, ishte nje revolte qytetare kunder ketij pushteti diktatorial” theksoi Ruçi

KUVENDI NIS PUNIMET, 1 MINUTE HESHTJE PER VIITIMAT E 21 JANARIT

Ora 10:20-Kuvendi nisi punimet diten e sotme. Deputetet mbajnet nje minute heshtje per 4 viktimat e 21 Janarit me propozim te kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli. Në fillim të seancës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke iu referuar ngjarjeve të asaj dite tha se më 21 janar u sulmuan barbarisht institucionet. Ajo pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e katër viktimave dhe i bëri apel institucioneve përgjegjëse për një hetim të pavarur dhe të plotë të ngjarjes.

PD-PS, SOT PËRBALLJA E PARË DIREKTE QË NGA 21 JANARI
Ora 07:00-Deputetët e opozitës do të përballen sot në seancën parlamentare me maxhorancën, për herë të parë pas ngjarjeve të 21 janarit. Pritet që kjo të jetë një seancë e zhurmshme dhe e tensionuar, për më tepër, në rast se aty do të marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.
Ligjvënësit socialistë kanë vendosur dje të diskutojnë në pjesën e parë, atë të 60-minutëshit, por në rast se do të ketë përgjigje qoftë edhe për një nga deputetët e grupit, ata do t’i përgjigjen fjalë për fjalë kryeministrit, të cilin ata e etiketojnë “vrasës” dhe “përgjegjës kryesor për vdekjen e 4 demonstruesve”. Madje, mendohet që kjo seancë të kthehet në një të ngjashme me atë të 17 janarit, kur kryeministri Berisha dhe deputetët e PS-së u përplasën tek podiumi i sallës së seancave. Seanca e fundit parlamentare, e cila degjeneroi në akuza të ashpra dhe deklarata të forta të kryeministrit të vendit, ka pasur një ndikim të madh dhe është interpretuar edhe nga parlamentarë të Bashkimit Evropian. Nuk dihet ndërkaq nëse për shkak të tensionit që mund të zhvillohet, kjo seancë të kalojë edhe rreth 10 projektligje e kalendarin e punimeve që janë vënë në rend të ditës nga maxhoranca, në mungesë të përfaqësuesve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here